Maqedoni

Zëvendës Ministri i MPB-së, Nazim Bushi realizoi takim pune me Zëvendës Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup z.Xhefri Golldstajn

Zhurnal Ads

Shkup, 21 tetoor, Zhurnal.mk – Zëvendës Ministri Bushi falemnderoi z.Golldstajn për bashkëpunimin e suskesshëm dhe të frytshëm shumëvjeçar ndërmjet MPB-së dhe Misionit të OSBE-së, bashkëpunim i fokusuar në fushën e rreziqeve transnacionale, profesionalizimin e mëtutjeshëm dhe një punë demokratike policore, përcjell Zhurnal.mk.

Z.Golldstajn i dëshiroi një mandat të suksesshëm Zëvendës Ministrit Bushi dhe i theksoi projektet e përbashkëta të implementuara këtë vit. Në kuadër të planeve për të ardhmen, Zëvendës Ministri Bushi e paraqiti iniciativën për takime bilaterale, trilaterale dhe rajonale të zëvendës ministrave me qëllim diskutimin e sfidave në aspekt të sigurisë me të cilat ballafaqohemi si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Bashkëbiseduesit e përsëritën impenjimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të koordinuar dhe intensiv në procesin e profesionalizimit të policisë.

Postime të ngjashme

5.000 qytetarë do të marrin kompensim të plotë për inverter

admin

MPB apel qytetarëve: Mos u mblidhni në grupe për të shikuar ndeshjen Maqedoni-Kosovë

Z H

Maqedonia e Veriut në vendet e para për ulje të vdekshmërisë së foshnjave të porsalindura

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...