Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

nga D V

Sot ndodhet për vizitë në Kosovë, Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma.

Verma do të pritet nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.

“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe, Verma ditë më parë në një postim në platformën X ka shkruar se me vizitën në tri shtete të Ballkanit kanë shprehur dëshirën për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jam i gëzuar që do të udhëtoj këtë javë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More