Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Doganore, Hasani takoi zyrtarë të lartë të Ambasadës Britanike në Shkup, Sajmon Vudok

Shkup, 6 korrik – Sot në hapësirat e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Doganore, Muharrem Hasani, realizoi takim me zyrtarë të lartë të Ambasadës Britanike në Shkup, z. Sajmon Vudok, Oficer për lidhje të krimit fiskal për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Takimi u iniciua nga Ambasada Britanike në Shkup, si vazhdimësi e Takimit të 6-të rajonal joformal të drejtorëve të Drejtorive Doganore të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Theks i veçantë në këtë takim u vu në bashkëpunimin e suksesshëm midis Doganave të Maqedonisë së Veriut dhe atyre Britanike, në drejtim të luftës kundër korrupsionit, ekonomisë gri, si dhe parandalimin e qarkullimit të paautorizuar të mallrave, trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe formave tjera të kontrabandës.

Dy palët shprehën gatishmëri për të forcuar bashkëpunimin për çështje doganore dhe komunikim të vazhdueshëm reciprok në të gjitha nivelet.

Sot në hapësirat e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Doganore, z….

Posted by Muharrem Hasani on Tuesday, July 6, 2021

.

Related posts

Maqedonia e Veriut vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor

D V

Zjarri në Galiçicë zbriti në 1.600 metra lartësi mbidetare, në shuarje janë përfshirë helikopterë

Redaksia

Në UT u promovua gjenerata e absolventëve e vitit akademik 2020/2021

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com