Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zëvendësdrejtori i Entit shtetëror për statistikë, Selami demanton Mickoskin

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Zëvendësdrejtori i entit shtetëror për statistikë Ilmi Selami në fejsbuk profilin e tij, i ka reaguar kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski reth regjistrimit të diasporës, përcjell Zhurnal.mk

Sipas tij, në Ligjin për regjistrim është fare qartë e shkruar se edhe popullata mbrenda shtetit edhe ajo jashtë në diaspore REGJISTROHEN.

“Këto dy grupe të popullsisë së regjistruar e përbëjnë NUMRIN E PËRGJITHSHËM TË TË REGJISTRUARVE. Deklaratat e tilla të Mickovskit që i përsërit si refren politik se gjoja REGJISTRIMI I DIASPORËS na qenka “evidentim” e jo regjistrim i vleresoj më shumë si sallto politike në funkcion të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe ajo që është më e rëndësishme, kanë për qëllim përhapjen e propagandës dhe hutisë e cila do të DEMOTIVONTE Diasporën tonë që të vazhdojë me po të njëjtin vrull të regjistrohet.

Une besoj dhe jam i bindur se kjo vetem se do t’a motivojë edhe më shumë Diasporën tonë që të regjistrohet për t’i përdëftuar Mickovskit dhe sojit të tij se ne jemi gjallë, jemi këtu edhe pse ai nuk dëshiron të na sheh!”, shkruan, Selami, transmeton Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...