Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

“Zëvendësimi i librave klasik me ata dixhital dëmton shëndetin pamor dhe fizik të fëmijëve”

Shkup, 22 prill – Zhurnal – Ligji i ri për tekstet shkollore dhe për materialet tjera didaktike mësimore ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet në opinionin në vend, bashkë me shqetësimin e kompetentëve se përdorimi i librave dixhital duke hequr librat klasik, mund të dëmtojë shëndetin pamor por edhe fizik të fëmijëve, shkruan Zhurnal.mk.

Dixhitalizimi, më konkretisht librat që do të lexohen nga pajisja digjitale, llap-top ose iPad, synon të sigurojë qasje të lehtë në tekstet  mësimore të cilat si të tilla shndërrohen në interaktive dhe pasurohen me përmbajtje multimediale, megjithatë siç thotë për Zhurnal Dr. Besnik Hamiti, një nga sfidat më të mëdha të kësaj forme të të mësuarit është sfida psikologjike, gjegjësisht beteja me përqendrimin në ekran për periudha të gjata kohore.

Ai thotë se shumë prindër shprehin shqetësimin e tyre për rreziqet shëndetësore që fëmijët e tyre të kalojnë kaq shumë orë duke parë një ekran, që sipas hulumtimeve shkencore, pas ekpozimit më të gjatë të fëmijëve është konstatuar së ekziston një prevalencë e shtuar e “tendosjes dixhitale të syve” (digital eye strain, DES)  tek fëmijët në epokën COVID.

Të gjitha provat sugjerojnë se kur fëmijët dhe të rinjtë përdorin pajisje dixhitale në një masë më të madhe, tendosja dixhitale e syve, përkeqësimi i miopisë dhe probleme të tjera të shëndetit të syrit mund të bëhen çështje të rëndësishme të shëndetit publik pasi të ketë mbaruar pandemia COVID-19”, thotë Hamiti.

Ai shton se përdorimi i smartphone-ve por edhe iPad-ëve mund të kontribuojë në shfaqjen e ndryshimeve muskuloskeletore klinike si dhe faktorëve të lidhur në zonat e kokës – qafës, krahut dhe dorës – gishtit të madh.

“Prevalenca dhe incidenca e çrregullimeve muskulo-skeletore është e lartë tek përoruesit e smarphoneve, posaçërisht ata të kompjuterit, ku pozita e uljes mund të konsiderohet si një faktor që kontribuon në shqetësimin e boshtit kurrizor, duke krijuar presione specifike që me kalimin e kohës do rezultonin me deformitete të ndryshme”, alarmon Hamiti bashkë me nevojën urgjente për të edukuar njerëzit në lidhje me pasojat shëndetësore të rritjes së ekspozimit në ekran për shkak të shkollimit online por dhe të punuarit nga shtëpia.

Trëndelina Deari, psikologe, thotë se është I papranueshëm modeli me largimin e librave klasikë, aq më shumë në këtë kohë kur po bëhen përpjekje të largohen fëmijët nga telefonat e mencur nga lojrat në pajisjet elektronike pasi kjo mënyrë do ti robotizojë akoma më shumë fëmijët.

“Zonja Carovska duhet të dijë se afërsia e librit, kopertina, përmbajtja, të afrojnë me botën shpirtërore, dujhet të dijë se ndjenjat te fëmijët zhvillohen përmes perceptimit dhe prekjes. A ka në kabinetin e saj këshilltar mësimdhenës, sociolog dhe psikolog, ose vetëm mendje të polititizuara dhe të digjitalizuara pa ndërgjegje dhe pa vizion për të ardhmen”, thotë Deari, e cila u bën apel të gjithë mësimdhënsve të kundërshtojnë këtë vendimm pa menduar per pasojat.

Ndryshe, në arsyetimin e modelit të ri të të mësuarit, ministrja e Arsimit, Milla Caroska tha se sistemi i ri dhe koncepti i ri për arsimin fillor dhe programet e reja parashikojnë koncept modern të teksteve shkollore.

Me Ligjin e ri për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike tha ajo, sigurohen mundësi për zgjedhje.

Nga klasa e parë deri në klasën e tretë, tekstet shkollore janë në formë të shtypur, që të mund të zhvillojnë marrëdhënie ndaj librit, që është e rëndësishme për zhvillimin e tyre shoqëror dhe emocional, ndërsa nxënësit mbi klasën e katërt sigurisht aftësohen për mjetet digjitale, ata jetojnë dhe rriten me mjete digjitale, por i udhëzojmë t’i përdorin edhe për punë të dobishme, jo vetëm për lojëra dhe rrjete sociale, por edhe për të mësuar dhe lexuar, tha Carovska.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...