Shkup, 26 gusht – Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti nesër pritet të qëndrojë për vizitë dy ditore në Tiranë.
Mexhiti atje do të ketë takime me krerët më të lartë shtetëror atje.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Izet Mexhiti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin Bajram Begaj.
Mexhiti gjithashtu me ftesë të Ministrit për Europë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani do të merr pjesë në Konferenën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që zhvillon punimet nga 26 deri 28 gusht.
Me këtë rast, Mexhiti do të ketë edhe paraqitjen e tij në këtë Konferencë.