Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti u takua me drejtoreshën e IOM-it, Vesna Bozhinovska Petrushevska

nga D V

Shkup, 16 shtator – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka takuar sot një delegacion të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim – IOM, me seli në Shkup, të përfaqësuar nga Vesna Bozhinovska Petrushevska, drejtoreshë e Zyrës në Shkup dhe Vanja Llazaridis, menaxhere e projekteve të kësaj organizate.

Në takim u bisedua për projektet e IOM-it, të cilat Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i mbështet e që kanë të bëjnë me matjet e cilësisë së ajrit në komunën e Tetovës, dhe në pjesën e përfshirjes së migrimit në Planin Nacional për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike.

Gjatë projektit të parë në Tetovë dhe rrethinat e saj, në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, janë bërë matjet e cilësisë së ajrit përmes sensorëve të vendosur në disa lokacione, të cilat synojnë të japin informacione për ndërlidhjen e cilësisë së ajrit në qytet dhe lëvizshmërisë së njerëzve.

Në takim Mexhiti dhe Petrushevska diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në projekte në kuadër të Instrumentit Financiar të Gjelbër, i cili zbatohet në bashkëpunim me UNDP-në, dhe që kanë të bëjnë me ndërlidhjen e lëvizjeve migratore dhe ndryshimeve klimatike.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) është e pranishme në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1999, ku ofron mbështetje për nevojat humanitare të migrantëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, përmes ndihmës direkte humanitare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More