Zëvendëskryeministri Mexhiti do të flasë në ngjarjen përfunduese të tuining-projektit të BE-së

nga D V

Shkup, 16 janar – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të flasë në ngjarjen përfunduese të tuining-projektit të BE-së “Mbështetja në implementimin e mbeturinave – Legjislatura për menaxhim dhe skema për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit”.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Maqedonisë së Veriut, në partneritet me Fondacionin për mbrojtje të klimës së planetit të kaltër nga Hungaria, si partner kryesor, dhe Republikën e Austrisë, si partnere më e re, e finalizojnë implementimin e këtij tuining-projekti më 28 shkurt, pas 27 muajve të realizimit”, kumtoi MMJPH.

Në ngjarje, krahas Mexhitit do të flasin edhe ambasadorët e Hungarisë dhe Austrisë, Andrash Klajn dhe Martin Pamer, si dhe Stefan Hudolin – udhëheqës për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More