Zëvendëskryetari Dimitrov, sot në konferencë për Ballkanin Perëndimor në Selani

Athinë, 15 shtator – Me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, iu angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, sot pasdite në Selanik do të mbahet konferencë të posaçme për rajonin “Ballkani Perëndimor merr pjesë në dialogun për të ardhmen e Evropës” në organizim të shefit alternative të diplomacisë greke, Miltiadis Varviciotis, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Diskutimi është në suaza të Konferencës për të ardhmen e Evropës, ndërkaq me ftesë të ministrit Varviciotis do të marrin pjesë zëvendëskryetari I Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, I angazhuar për çështje evropiane, zëvendësministri serb I Punëve të Jashtme, ministrant e punëve të jashtme të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ushtruesi I detyrës zëvendësministër I Punëve të Jashtme I BeH-së, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe zëvendësministri I Punëve të Jashtme të Sllovenisë, si vend kryesues me BE-në, ndërsa eurokomisari për fqinjësi dhe zgjerim do të flasë përmes video porosisë.

Nga Sekretariati për çështje evropiane, kumtuan se “përmes pjesëmarrjes së zëvendëskryeministrit Dimitros së bashku me ministrant për punë evropian dhe të jashtme nga rajoni, si dhe përfaqësuesit slloven të kryesimit me Këshillin e BE-së, do të diskutohen qëndrimet e vendeve dhe qytetarëve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-së lidhur me të ardhmen e Evropës”.

Takimi do të jetë I karakterit të hapur, ndërsa ngjarja është në margjinat e Panairit të 85-të ndërkombëtar në Selanik. 

Related posts

Imunizimi po zhvillohet pandërprerë, masa të reja të mundshme për mbrojtje nga lloji delta

D V

Qytetarët anulojnë dasmat në ambient të hapur, fitimi i pronarëve të hotelierive në Maqedoni ka rënë në 30%

D V

Tre persona nga rajoni i Gostivarit nuk i kanë respektuar vendimet për karantinë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More