Shkup, 15 dhjetor – Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekollo Shaqiri po qëndron në Shqipëri ku po merr pjesë në konferencën rajonale të AKKB-së (Aleanca Kombëtare e Këshilltarëve Bashkiakë) ku në fjalën e saj ajo foli mbi lidershipin gjinor dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore, shkruan Top24
Po marr pjesë në Konferencën Rajonale të AKKB-së (Aleanca Kombëtare e Këshilltarëve Bashkiakë). Kisha nderin të marr fjalën në Panelin, mbi lidershipin gjinor dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
Bashkëpunimi i grave në të gjitha trojet shqiptare është thelbësor për ndërtimin e politikave të përbashkëta, forcimin e zërit tonë në vendimmarrje dhe garantimin e sigurisë, barazisë dhe dinjitetit për çdo grua.
Së bashku, përtej kufijve, për ndryshim real.
