Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zëvendësministri i Mbrojtjes: Në Cërrnushë të Mitrovicës do të ndërtohet baza më e madhe ushtarake e FSK-së

Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka marrë vendim që një prej kodrave më të larta në Mitrovicë, ‘Kodra e Cërrnushës’, do t’i  jepet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të ndërtuar bazën ushtarake të saj.

Zëvendësministri Enver Dugolli i cili ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës ka thënë se në Cërrnushë të Mitrovicës do të jetë baza më e madhe ushtarake e FSK-së.

Sipas tij, ky është projekti më i madh kapital i miratuar për FSK-në.

“Ky është projekti më i madh kapital i miratuar për FSK-në, që është baza më e madhe ushtarake në tërë Kosovën”, tha Dugolli.

Ndërkaq, sipas një njoftimi për media thuhet se kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”.

Siç thuhet në njoftim, lidhur me dhënien në shfrytëzim të kësaj prone komunale për ndërtimin e kazermës ushtarake, Bahtiri para të pranishmëve është shprehur tejet krenar që në Kodrën e Cërrnushës në Mitrovicë, do të ndërtohet baza ushtarake më e madhe e FSK-së në Kosovë.

“Mitrovica ka vuajtur për të pasur një stabilitet të duhur ekonomik, duke e ditur që ka qenë, dhe është një qytet specifik me shumë probleme, por pavarësisht kësaj bashkërisht kemi arritur të bëjmë qytetin më stabil në Republikën e Kosovës. Tani do të kemi qytetin më stabil vendimmarrës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës”, tha Bahtiri.

Po ashtu, siç bëhet e ditur në njoftim Bahtiri ka thënë se kjo tokë komunale në të cilën do të ndërtohet baza ushtarake më e madhja në vend ka 191 hektarë, dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke propozuar që kjo kazermë të mbaj emrin e heroit “Isa Boletini”.

Ndryshe, në këtë kodër sipas dokumentit të siguruar nga Telegrafi, Kuvendi komunal ka marr vendim që tu jepen pesë parcela në të cilat do të ndërtohen objekte për regjimentin e tretë të FSK-së, për ndërtimin e një baze të përhershme të FSK-së.

“Qëllimi i propozimit për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale është ndërtimi i objekteve për regjimentin e tretë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me çka do të krijoheshin kushte, për ndërtimin e një Baze të përhershme të FSK-së, e cila do të shërbente si në aspektin e interesit shtetëror të zbatimit të politikave strategjike mbrojtëse, po ashtu edhe në ofrimin e mundësive trajnuese për rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së. Shfrytëzimi i pronës do të jetë në kohëzgjatje prej 99 vitesh dhe ky shfrytëzim propozohet që të jetë pa kompensim të FSK-së”, shkruhet në dokumentin e siguruar nga Telegrafi.

Ndërkaq, Kodra e Cërrnushës është  e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zveçani si dhe një pjesë e Zubin Potokut.

Postime të ngjashme

Osmani në Austri: BE ta mbajë premtimin, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Bekim Laçi

Arrestohet babai i foshnjës që solli në jetë 14-vjeçarja në Gjakovë

Bekim Laçi

Dialogu Kosovë-Serbi, Phillips kundër idesë për shkëmbim të territoreve

Bekim Laçi

Vetëvendosje dhe opozita përplasen për dialogun

Bekim Laçi

Albert Zogaj zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Bekim Laçi

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro taksë në Mal të Zi

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...