Zëvendësministrja e Mbrojtjes Elfete Ismaili: Agresioni i Rusisë ka ndikim të madh në sigurinë rajonale

nga Xh M

Shkup, 6 nëntor – “Agresioni i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës ka pasoja të rënda për të gjithë ne, për sigurinë e shteteve tona dhe të qytetarëve tanë. Të gjithë ne i ndiejmë pasojat e tij, dhe ato do të vazhdojnë të ndihen edhe për shumë vite. Kjo është një luftë që ka vetëm një mundësi përfundimi: mposhtjen e politikës agresive të Moskës,” theksoi zëvendësministrja e Mbrojtjes Elfete Ismaili, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore, në kuadër të nismës SEDM, që po mbahet nga data 5 deri më 7 nëntor në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes, zëvendësministrja Ismaili falënderoi nikoqirin, ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Pirro Vëngun, për mikpritjen, si dhe kryesuesen e nismës SEDM dhe organizatoren e ngjarjes, Simona Cojocarun.

Ajo riafirmoi përkushtimin e Shqipërisë për procesin e SEDM-it dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More