Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zgjatet afati i aplikimit për vasinim të gazetarëve deri më 23 prill

Afati i aplikimit për fazën e dytë të vaksinimit kundër Covid-19 për gazetarët dhe punëtorët e mediave është zgjatur deri më 23 prill (e premte), njoftojnë nga Sindikata e Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGM) dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedoni (SHGM).

“Nuk ka kufizime në këtë thirrje dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave që kanë një angazhim aktiv në lidhje me një media, si dhe gazetarë të pavarur dhe punonjës të mediave mund të aplikojnë. Imunizimi, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë pritet të organizohet së shpejti, për të cilën i raportuari do të njoftohet në kohën e duhur, si për datat ashtu edhe për vendndodhjen”, thonë nga atje.Personat që aplikuan për thirrjen e parë dhe që nuk i plotësuan kërkesat për fazën e parë të vaksinimit, shtohen në listën për raundin e dytë të vaksinimit.

SPGM dhe SHGM u kërkojnë aplikantëve të kontrollojnë saktësinë e informacionit të kontaktit (e-mail) që ata u kanë dorëzuar dhe nëse shohin gabime të caktuara t’i raportojnë ato sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që, siç thonë ata, të mos ketë keqkuptime gjatë termineve.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...