Zgjedhja e kryetarit të AMA-s, Lulzim Basha: Rama kundër BE-së dhe OSBE-së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s.

 

Sipas Bashës kryeministri Edi Rama po hedh poshtë kërkesat e BE-së dhe OSBE-së për të shtyrë votimin në shtator, duke shtuar se kjo është në dëm të gjithë shqiptarëve.Në garë për kreun e AMA-s janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi, mes akuzave të opozitës se qeveria Rama po favorizon kandidaturën e kësaj të fundit.

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë”, thotë Basha.

Related posts

Sërish zjarr në Fier, digjen ullinjt në kodrat e Cakranit

D V

Ilir Meta: I bëj apel Qeverisë të shtojë sa më parë fondet për sistemin shëndetësor

N E

Ditën e enjte mbahet takimi për Mini-Shengenin, ministrja Denaj jep detaje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com