Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Zgjedhja e makinës së duhur për larje

Makina për larje është aparat për amvisëri pa të cilin rrëndë se mund ta paramendojmë jetën. Furnizimi, mirë i menduar mund t’ju pajisë me makinë për larje, e cila do të jetë ndihmësi juaj besnik në amvisëri edhe për shumë vite!

Shikoni çfarë ka mbrapa etiketës me çmim

Mos lejoni çmimi të jetë kriteri i vetëm kur bleni makinë për larje.Në afat të gjatë, kjo mund t’ju sjellë shpenzime shumë më të mëdha dhe të paparashikuara, si dhe t’ju shkaktojë frustrim. Për shembull, modelet me çmime më të ulëta mund të harxhojnë dukshëm më tepër ujë dhe energji elektrike, ndërsa programet e tyre janë më të gjata dhe më pak efektive. Nëse makina juaj e lirë për larje veç më nuk është nën garancë, rregullimi i saj zakonisht  nuk ka kuptim sepse shpenzimet relative thjeshtë do të ishin shumë të larta. Gorenje ju ofron 5 vite garancë të plotë dhe falas për makinat për larjen e rrobave që është vërtetim plotësues i kualitetit tani më të dëshmuar.

Gjatë përzgjedhjes së makinës për larje, kapaciteti sigurisht është një nga kriteret më të dukshme. Madje edhe makina për larje nga klasi i lartë, ndryshe e përshtatshme në mënyrë të përkryer në amvisërinë tuaj, mund të shkaktojë frustrim konstant nëse nuk e merni parasysyh kapacitetin e saj. Në ofertën tonë gjithkush mund ta gjejë kapacitetin optimal për nevojat e veta, duke filluar nga 6 kg e deri në 10 kg.

Dhjetë kritere për porosinë e makinës për larjen e rrobave

Ju jeni personi i vetëm që me të vërtetë i di nevojat e juaja kur bëhet fjalë për larjen e rrobave dhe me disa këshilla të dobishme, zgjedhja e aparatit të vërtetë duhet të jetë thjeshtë si një shëtitje në park:

1. Paralarje:  veçanërisht nëse keni fëmijë të vegjël, paralarja mund ta tejkalojë pasigurinë rreth heqjes së njollave të forta.

2.Zhurma e makinës për larje: Makinat për larje të Gorenje-s dallohen gjatë punës së qetë duke ofruar motor-inverter PowerDrive, që mundëson niveli i zhurmës asnjëherë të mos jetë mbi 54 dB.

3.Klasa energjetike: Çdo plus plotësues (+) që e ndjek klasin do të thotë zvogëlim i mëtutjeshëm i energjisë së shpenzuar për 10% në krahasim me klasin e vlerësuar nominalisht.

4.Ekran lehtë i lexueshëm: Ekrani në pjesën e përparme e tregon kohën e mbetur në ciklin e larjes, nivelin e centrifugës dhe informatat tjera për ciklin e larjes.

5.Sistem AquaStop të plotë pr mbrojtje nga përmbytja: Mund ta leni makinën për larje të punojë edhe pa mbikqyrje, pa frikë nga përmbytja.

6. Motori inveter për punë të qetë: Krahas punës së qetë, përparësi e motorit të atillë elektrik është qëndrueshmëria më afatgjate dhe kërkesat e vogla për mirëmbajtje. Gorenje ka garancë plotësuese prej 10 vitesh për motorin inverter duke u regjistruar në gorenje.com.mk

7.Efikasitet i ciklit të centrifugës: Evektiviteti i makinës për larje të rrobave gjatë çlirimit të ujit nga rrobat varet nga numri i rrotullimeve në minutë. Numër optimal i rrotullimeve në një minutë është 1.000. Kur makina për larje ka më tepër se 1.000 rrotullime në minutë, mundësohet shtrydhje më e mirë, që kontribuon për tharje më të shpejtë, veçanërisht nëse shfrytëzoni makinë për tharjen e rrobave.

8.Adaptim i sasisë dhe llojit të rrobave: Makinat për larje me këtë funksion automatikisht veprojnë me disa parametra të ciklit. Krahas adaptimit të shpenzimit të ujit, ato e adaptojnë edhe kohëzgjatjen e larjes, shpërlarjes dhe intenzitetin e larjes, në varësi nga tipi dhe sasia e rrobave.

9.Llojllojshmëria e programeve: Krahas programeve bazike për rroba të llojeve të ndryshme, disa makina kanë edhe programe më konkrete, siç janë: larje në dorë,  larje rroba fëmijësh, programi për rroba më pak të përlyera, rroba sportive, këpucë, etj. Aparatet e Gorenjes, gjithashtu, e ofrojnë edhe programin AutoWash (larje automatike) gjatë së cilës në mënyrë automatike zgjedhet programi më i mirë për mbushjen, ashtu që nuk keni tjetër çfarë të bëni, përveç se të uleni dhe të relaksoheni.

10.Gjeneratori me avull (Steam Tech): Trajtim plotësues me avull në fund të programit të zgjedhur dukshëm zvogëlohet ndrydhja, aromat dhe bakterjet. Rrobat tuaja do të lahen thellësisht, më pak të ndrydhura dhe më të buta pa përdorim të zbutësit.

Vizitoni sallonet e Gorenje-s dhe lejoni t’ju ndihmojnë në kërkimin e makinës së përkryer për larjen e rrobave!

.

Postime të ngjashme

Microsoft ka prezantuar një kontrollues të ri për tastierën Xbox

D V

Intel zbulon detaje mbi gjeneratën e ardhshme të USB-C

D V

Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin dronë për të “krijuar” shi

D V

Çmimet e “rrjedhura” të pajisjeve të ardhshme nga Samsung për tregun evropian

D V

Kosova përfshihet ne hartat 3D të punuara nga ‘HERE Technologies’

D V

‘IESF’ mirëpret Kosovën, Francën, Greqinë dhe Spanjën si anëtarët më të rinj në familjen e Esports

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...