Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

Shkup, 3 janar – Nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë zhvatje të pabazë të dorëheqjes së Qeverisë.  Nuk ka as nevojë, as logjikë për dorëheqje.  Procedura e tillë do të ishte  tradhti e të gjithëve që dhanë mbështetje për  agjendën evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e mbështetur nga shumica stabile në Parlament, thotë kryeministri Zoran Zaev.

Zaev duke folur për  mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare,  të cilat i kërkon opozita, pas vetos bullgare,  por edhe për punën e Parlamentit në këtë situatë, si dhe pushteti e opozita dalin me pohime  se e rrisin numrin  e deputetëve, theksoi se ka filluar  procesi i evropianizimit të vendit dhe zbatimi i agjendës reformuese deri te anëtarësimi përfundimtar  në BE. Shton se ky është qëllim strategjik i Qeverisë, i miratuar nga shumica e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.

“Besimin e  shumicës së qytetarëve të cilët e dhanë në politikat e kësaj qeverie ishte për shkak të  qëllimit të vendosur t’i zgjidh të gjitha çështjet, duke e përfshirë edhe këtë të rëndën me Bullgarinë.  Mickoski  le të shikojë në oborrin e tij  në pallatin e bardhë,  le të mendojë dhe me zë le t’i përgjigjet vetes, kush është ai  që me logjikë duhet të japë dorëheqje pas aq shumë mposhtjeve zgjedhore”, porositi Zaev.

Në lidhje me anketën e fundit të QMBN, në të cilën mbështetja për LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në opozitare është në korrniza të  gabimit statistikor, 18,6 për qind e  të anketuarve  janë shprehur  për partinë qeveritare, ndërsa 18,1 për qind për partinë opozitare, Zaev thotë se fusha për garë politike  të ideve dhe koncepteve është e hapur.

Ai potencon se qytetarët në disa cikle të ndryshme zgjedhore kanë treguar se nëpër cilën rrugë  duhet të shkojë vendi.

Postime të ngjashme

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...