Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zgjedhjet 2021, diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhjet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar verifikimin e fletëvotimeve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare 2021, ku nga 43 mijë e 477 pako të dërguara ka aprovuar 56 mijë e 610, kurse ka refuzuar 22 mijë e 591.

Sipas të dhënave që ka publikuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për zgjedhjet e 14 shkurtit diaspora ka pasur interesimin më të madh për të votuar krahasuar me zgjedhjet e viteve të kaluara, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, numri i zarfeve të refuzuara ka qenë më i larti në këto zgjedhje, sipas KQZ-së zarfet janë refuzuara për arsye të ndryshme, ku 6 mijë e 665 zarfe janë refuzuar për shkak se janë dërguar nga qytetarët që nuk janë regjistruar si votues gjatë periudhës së aplikimit për shkak të mos respektimit të afateve ligjore.

Theksojmë se votat nga diaspora ende nuk janë numëruar, ato do të numërohen pasi të përfundojnë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

KQZ po ashtu ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen gjatë kësaj jave.

Postime të ngjashme

BE do të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën

N E

Driton Selmanaj : LDK gaboi që e votoi Vjosa Osmanin

N E

SHBA dhe Britania e Madhe: Duhet të rishikohet roli i UNMIK-ut në Kosovë

N E

Donika Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Babain ma ka vrarë regjimi i Beogradit, pavarësia punë e kryer

N E

Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë

S.B.

Haxhiu tregon se a do të konfiskohet edhe pasuria e qytetarëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...