Zgjedhjet 2024/ KSHZ: 88 monitorues të huaj për zgjedhjet – 13 nga Kosova!

nga Xh M

Shkup, 9 prill – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e vëzhguesve të akredituar për Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

Sipas listës së KSHZ-së, janë akredituar vëzhgues ndërkombëtar por edhe nga vendi.

Nga vëzhguesit ndërkombëtar me 65 monitorues prinë OSBE/ODIHR-i, 5 janë nga IFES-i, 2 nga Moldavia, 3 nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup dhe 13 nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës.

Sipas listës së publikuar, nga vëzhguesit e vendit paraqitet Qendra për Hulumtime Sigurie në Shkup me 29 vëzhgues.

Të njëjtat shifra paraqiten edhe për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe eventualisht të 8 majit. /tvklan.mk/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More