Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zgjedhjet dhe diaspora!

Po shohë që disa nga partitë politike po proklamojnë që keto zgjedhje në listat e tyre do përfshihën kandidat për deputet nga diaspora, disa tjera po flasin për vende të rezervuara në Parlament etj etj.

Une si mergimtar ju them të gjithë juve faleminderit që po ju biem në mend vetëm kur ka zgjedhje n’Kosovë, por nuk jemi të interesuar ti zejm vendet në Parlamemt askujt sepse ka rini e njerzë të menqur plotë edhe në vendëlindje e të cilët munden më jap kontribut pafundësisht për vendin.Por krejtë çka kerkojmë ne nga ju eshtë që ju të punoni natë e ditë pa ndal për vendin dhe më në fund të filloj të perparojë Kosova dhe gjitha vendet Shqipfolëse.

Kërkesat tona primare për ju janë keto:

1. Krijimi i sistemit të sigurimit Shendëtsor

2. Ndertimin e Spitaleve moderne dhe dergimin e mjekeve për specializim në gjitha drejtimet e Shendetsisë.

3. Ligj dhe rend për secilin Qytetarë njejtë pa dallim feje, ngjyre, race apo pozite që ai ka

4. Arsim të mirë dhe më metoda Europiane

5. Asnjë familje mos të lihet pa banim por ti sigurohët banimi gjithësecilit si dhe gjerat elementare për jetesë (ushqim & veshëmbathje)

6. Kujdes i shtuar për personat më Aftesi të veqanta si dhe për të moshuarit e vetëm

p.s. Kur ti realizoni vetëm keto pika të lartëcekura ne ndihemi mirë e të relaksuar edhe pse ka plot ankesa e punë tjera për tu berë në vend por keto janë më primare, prandaj neve nuk na duhën as ulsët e rezervuara në Parlament, as të futemi nepër lista zgjedhore, as ato banerat “Mirëseerdhët Bashkëatdhetar” as të na hiqët polisa në kufi dhe as asgjë tjetër.Krejt çka ne duam dhe kerkojmë nga ju eshtë që ju të punoni për vendin dhe qytetarët në pergjithësi.

Me respekt nga: Labinot Nuraj (Mergimtar)

Postime të ngjashme

8,026 raste aktive me coronavirus në Kosovë

S.B.

Lugina e Preshevës, 29 vjet qëkur shqiptarët kërkuan bashkim me Kosovën

S.B.

Osmani pret Lajçakun

S.B.

Protestojnë banorët e disa fshatrave të Prishtinës, kërkojnë transport publik

S.B.

Në prag të garës për kryetarin, zyrtari i LDK-së iu dërgon mesazh kolegëve

S.B.

Haxhiu flet për postet: Kurti do të jetë kryeministër

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...