Lëvizja Socialiste për Integrim ka zyrtarizuar strukturën drejtuese dhe shtabin drejtues së fushatës të zgjedhjeve të 25 prillit në Durrës.
Kështu, Kontjana Kuçi, është zgjedhur kryetare e degës së LSI në Bashkinë e Durrës, Eno Karapici, kontabilist, i cili është qytetar i vjetër i qytetit të Durrësit, është zgjedhur nënkryetar së bashku me Bujar Dhimon.
Ndërkohë Ervis Vata do të jetë Sekretar i Përgjithshëm, i cili do të drejtojë pjesën organizative dhe strukturore të të gjithë LSI-së në Bashkinë Durrës.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në takimin që pati një ditë më parë më Kryesinë e kësaj partie në Durrës deklaroi se LSI do të dalë forcë e parë, ndërsa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të “thyejë hundët” nëse tenton të manipulojë votën e qytetarëve.
Ekipi i ri drejtues i Bashkisë së Durrësit:
Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Bashkia Durrës
Bujar Dhima, nënkryetar i LSI Bashkia Durrës
Eno Karapici, nënkryetar i LSI Bashkia Durrës
Ervis Vata, Sekretar i Përgjithshëm i LSI Bashkia Durrës