Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja Kim apel shqiptarëve: Mos prisni deri sa të jetë vonë, merrni kartat e reja të ID që të votoni

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim vjen me një thirrje për qytetarët shqiptarë, të cilëve iu ka skaduar karta e identitetit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “twitter”, ambasadorja shkruan se qytetarët të cilëve iu ka skaduar karta ID duhet të marrin në mënyrë urgjente kartat e reja për të pasur mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kartat ID janë të rëndësishme për votimin biometrik që do të realizohet në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit arritur mes partive politike.

“Ju lutem, mos prisni derisa të jetë tepër vonë – merrni kartat tuaja të reja të identifikimit *tani* në mënyrë që të votoni në 25 prill”, shkruan më tej Yuri Kim.

Postimi i plotë:

“Shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja të identitetit në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë, merrni letërnjoftim të ri tani kështu që të mund të votoni më 25 prill”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Postime të ngjashme

Kamioni shtyp për vdekje 62-vjeçari në unazën e Elbasanit

T E

Ministria e Shëndetësisë: 21 humbje jete dhe 851 raste të reja

T E

Rrëfehet 28-vjeçarja: U punësova në Tiranë në qendër masazhi, më shfrytëzuan për prostitutë

T E

Rama takon Kurtin në Tiranë

S.B.

SHBA, raport kritik për Shqipërinë/ Krimi i organizuar pastron para në Shqipëri dhe kontribuon në korrupsion

S.B.

Pakt PD-PS pas 25 prillit?! Basha jep përgjigjen e prerë: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do e largojmë këtë qeveri të keqe!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...