Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bën me dije se pajisja e identifikimit elektronik është demonstruar ditën e sotme edhe në qytetin e Kukësit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Celibashi shprehet se sistemi i identifikimit elektronik të zgjedhësve është i thjeshtë në përdorim dhe i sigurt.
Ai shton se ky proces ofron siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.
“Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në Kukës. Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në ditën e votimit, i thjeshtë në përdorim për votuesit & i sigurtë.
Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt & të ndershëm”, shkruan Celibashi.
