Zgjedhjet lokale 2021: Kush do të zgjidhet në rrethin e parë, ndërkaq kush shkon në të dytin?

Shkup, 13 tetor – Të dielën më 17 tetor në vend mbahen Zgjedhjet lokale 2021 në të cilat për funksionin e kryetarit të komunës do të garojnë 300 kandidatë, ndërsa KSHZ konfirmoi edhe 576 lista për këshilltarë. Kandidatë të vet kanë koalicionet, partitë politike, ndërkaq kësaj radhe ka edhe kandidatura të shumta të pavarura. Kryetarët e komunave dhe këshilltarët do të zgjidhen në të gjitha 80 komunat dhe Qytetin e Shkupit.

Në rrethin e parë të votimit për kryetar të komunës zgjidhet ai kandidat i cili merr shumicën votave nga votuesit që votojnë, nëse në zgjedhje kanë dalë një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në ekstraktin e Listës zgjedhore për komunën adekuate. Nëse në rrethin e parë të votimit për zgjedhje të kryetarit të komunës, përkatësisht Qytetit të Shkupit, nuk del një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në ekstraktin e Listës zgjedhore për komunën adekuate, përkatësisht Qytetin e Shkupit, përsëritet e tërë procedura zgjedhore për komunën adekuate.

Në shumicën e komunave ka nga disa kandidatë për kryetarë komune dhe lista për këshilltarë. Në rreth njëzet komuna mund të pritet votimi të përfundojë në rrethin e parë të zgjedhjeve sepse atje kandidojnë vetëm nga dy kandidatë për kryetar komune.

Nëse në rrethin e parë asnjëri kandidat për kryetar komune nuk e fiton shumicën e nevojshme të votave në pajtim me nenin 132 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor, në rrethin e dytë votohet për dy kandidatët të cilët në rrethin e parë fituan më së shumti vota. Rrethi i dytë i zgjedhjeve mbahet në afat prej 14 ditëve nga dita e përfundimit të rrethit të parë të votimit. Në rrethin e dytë të votimit për kryetar të komunës zgjidhet kandidati i cili fitoi numër më të madh të votave.

Këshilltarët zgjidhen në rrethin e parë të zgjedhjeve dhe më pas përdoret modeli proporcional, me ç’rast shpërndarja e mandateve bëhet sipas Formulës së D’Hontit. Sipas formulës, numri i përgjithshëm i votave të fituara për listat e propozuara të kandidatëve ndahet me numrat pjesëtues 1,2,3… deri në numrin e anëtarëve të këshillit të cilët zgjidhen në komunën konkrete.  Kuotat e fituara kështu renditen sipas madhësisë, me ç’rast merren parasysh ato kuota më të mëdha sa zgjidhen anëtarë në këshill. Një listë e kandidatëve merr aq anëtarë në këshill sa ka kuota më të mëdha nga ato që janë marrë parasysh.

Fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve fillon menjëherë pas zgjedhjeve të së dielës, të hënën më 18 tetor dhe përfundon më 29 tetor. Votimi duhet të mbahet më 31 tetor.

Related posts

Maqedoni, arrin dërgesa e fundit e aparateve për votim

D V

Zaev: Tragjedia në Tetovë të mos përdoret për përfitime politike

D V

Presidenti i parë shqiptar, diçka që bëhet apo vetëm marketing parazgjedhor?

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More