Zgjedhjet lokale / Arrihet koalicioni LSDM – BDI, Zaev: Do të zgjedhim kandidatët më të mirë

Shkup, 22 korrik – LSDM e Zoran Zaev dhe BDI e Ali Ahmetit do të hyjnë bashkë në zgjedhjet lokale të vjeshtës në Maqedoninë e Veriut.

 

Sot dy liderët, partitë e të cilave drejtojnë edhe qeverinë janë dakorduar për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në shtator të këtij viti, shkruan Zhurnal.mk

Zaev ka garantua se do të përzgjidhen kandidatët më të mirë dhe do të ketë mbështetje të ndërsjelltë në disa komuna.

“Kam pasur një takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U dakorduam që SDSM dhe BDI të performojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kemi një qëllim të përbashkët në koalicionin parazgjedhor që të angazhohen sa më shumë parti nga koalicioni qeveritar.

Po zhvillohen procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë – këta do të jenë personat që munden dhe që janë të gatshëm të japin rezultat sa më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje.

Do të japim mbështetje të ndërsjellë në disa komuna në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse në komunat tjera do të mbështetemi në rrethin e dytë. Këshillohemi që institucionet të kenë detyrim dhe kapacitet të dorëzojnë zgjedhjet vendore plotësisht demokratike, profesionale dhe të ndershme.”, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në facebook profilin e tij, transmeton Zhurnal.mk

Related posts

Osmani formon grup pune për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në programin e SHBA-së për heqjen e vizave

Redaksia

Taravari: ASH po vazhdon me ekspansionin në elektoratin shqiptar

D V

Gostivari i pari, deri tani janë regjistruar mbi 25 mijë qytetarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com