Zgjedhjet lokale/ BDI zyrtarizon kandidatin për Vrapçishtin

Shkup, 23 korrik  – Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale për Kryetar të ardhshëm të Komunës së Vrapçishtit me kandidatin Nebi Rexhepi. Këtë e ka bërë të ditur Dega e BDI-së në Vrapçisht përmes rrjetit social Facebook, transmeton TetovaSot.

 

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Vrapçishtit ,
Të nderuar anëtarë , simpatizantë dhe ju aktivistë të Bashkimit Demokratik Për Integrim
Kryetari i Degës së BDI-së në Vrapçisht z.Bajram Kadrija në bashkëpunim me nëndegët e BDI-së Vrapçisht gjithashtu në përputhshmëri me politikat e Kryetarit z.Ali Ahmeti konfirmojmë se Bashkimi Demokratik Për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale për kryetarë të ardhshëm të Komunës së Vrapçishtit kandidatin , anëtarin e BDI-së z.NEBI REXHEPI.


Njëherit z.Nebi Rexhepi e urojmë për guximshmërinë dhe motivin për ta fituar përsëri Komunën e Vrapçishtit dhe ti kthehet dinjiteti kësaj komune ashtu siç e meritojnë qytetarët!, shkruhet në njoftimin e BDI-së.

Related posts

Drejtoresha e QIK-ut, Sermine Purrini: Unë i them PO Visar Ganiut për të vazhduar rrugëtimin për një Çair më të gjelbër

Redaksia

Editorial/ Për 19 vite u gjelbërua BDI-ja, ndërsa për ambientin duhen edhe 19 vite të tjera !?

Z H

Pendarovski: Me familjen time e përmbushëm obligimin qytetar, të dhënat e regjistrimit na nevojiten për krijimin e politikave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com