Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Zgjedhjet lokale dhe interesi i sektorit të biznesit-OEMVP mban takim me VMRO-DPMNE-në

Shkup, 18 shkurt – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mirëpret në takim përfaqësues të partisë politike VMRO-DPMNE.

Duke qenë se këtë vit, përskaj luftës kundër krizës së kovid-19, do të mbahen edhe zgjedhjet lokale 2021. Nisur nga fakti që OEMVP në parim ka qasje profesionale dhe të barabartë me të gjitha subjektet politike, si dhe duke pasur parasysh takimet tradicionale të cilat Oda jonë zhvillon me partitë para zgjedhjeve, sot u realizua takimi me partinë VMRO-DPMNE, ku të pranishëm ishin lideri i saj si dhe 3 përfaqësues tjerë.

Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohen çështjet me rëndësi të cilat sjellin deri tek përmirësimi i klimës si biznesit, tejkalimit të krizës të shkaktuar nga Pandemia Kovid-19 por edhe çështjet tjera të rëndësishme të ndërlidhura me pushtetin lokal që tangojnë biznesin.

Tradicionalisht, ne si Odë çdoherë kur janë të parapara zgjedhje, mbajmë takime me partitë politike, duke i prezantuar programet tona dhe idetë me qëllim që të arrihet rritje dhe zhvillim më i shpejtë ekonomik. Në punën që kryejmë bazohemi në parimet themelore të Odës, që janë : Transparenca dhe llogaridhënia, zvogëlim i zhvillimit të pabarabartë rajonal ekonomik, ulja e papunësisë, krijimi i platformës ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e BPV-së mbi 4% në katër vitet e ardhshme-shprehet kryetari OEMVP-së Nebi Hoxha.

Takimet të këtilla dëshmojnë se OEMVP është parimore në qasjen e saj dhe se çdo subjekt që mund dhe është i interesuar të kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit do të gjejë partneritet në OEMVP. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Rasti Sazdovski/ Gjykimi për Jeton Luzhën vazhdon më 24 mars

Z H

Alternativa kërkon prolongim të regjistrimit derisa të zgjidhen problemet teknike

Z H

Edi Rama i gatshëm të presë Maqedoninë e Veriut për në konferencën e parë me BE

R Zh

Nikolla Dimitrov takoi Ambasadoren e Malit të Zi në vend, Marija Petroviq

R Zh

Simovski: Regjistrimi është në interes të qytetarëve të vendit

Z H

VMRO-DPMNE me propozim ligj të ri për regjistrimin e popullsisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...