Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zgjedhjet lokale do të kushtojnë 4,2 milion euro

Shkup, 25 janar – Zhurnal.mk – Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e parë publike sot ka miratuar programin financiar për furnizime publike për vitin 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Zgjedhjet lokale do të kushtojnë hiç më pak se 263 milion denarë, apo rreth 4,2 milion euro, informon Zhurnal.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski deklaroi se këto mjete ndoshta nuk do të jenë të mjaftueshme përshkak se në disa komuna duhet të mbahen dy raunde të votimit, ndërsa do të zgjedhen dhe këshilltarë dhe kryetarë komunash. Gjithsesi, sipas tyre, këto të hola duhet t’i mbulojnë nevojat.

Lidhur me mjetet prej tre milion denarëve të cilat nuk u janë ndarë nga Ministria e Financave, Komisioni vendosi që kërkesën përsëri ta dorëzojë në ministri.

“Bëhet fjalë për finger-printerë të cilat do ta lehtësojnë identifikimin e votuesve, me çka do të kishte patur softwer me të cilin votuesi menjëherë do të identifikoheshte, kështu do të shkurtohet proedura dhe besimi i votuesit në procesin zgjedhor. Kjo është një nga masat që i kemi paraparë për kthimin e besimit të votuesve”, tha Dashtevski, informon Zhurnal.

KSHZ ka miratuar dhe planin vjetor për nevojat e përgjizhshme për vitin 2021 për paga në vlerë prej 77,287,000 denarë. Të gjitha furnizimet do të bëhen përmes sistemit elektronik për furnizime publike të Byrosë për Furnizime Publike.

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmira Shehu shprehet se edhe sivjet furnizimet do të jenë transparente dhe do të ulen çmimet përshkak konkurencës së madhe.

Për reklamim politik në media për zgjedhjet lokale janë paraparë 170 milion denarë. Nëse ka nevojë më tepër, do të kërkojnë edhe mjete shtesë nga Ministria e Financave.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Në Shkup janë sanksionuar 193 shoferë, 29 prej tyre kanë qenë pa patent shoferi

D J

Sistem të navigacionit për automjetet e Ndihmës së shpejtë mjekësore në Shkup, donacion nga Stopanska banka

D J

Plani ekonomik-investues për Ballkanin Perëndimor do ta transformojë rajonin

D J

Nënshkruhet marrëveshje për blerje të 100.000 vaksinave “Sputnik” nga Rusia

Z H

ASHAAM ka refuzuar kërkesën e Qeverisë për të ndryshuar emrin

Z H

Mbi 1000 aplikime për regjistrues dhe instruktorë

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...