Zgjedhjet lokale, Kasami: Ende në fazën e analizës së kandidatëve

nga D. V.

Shkup, 8 korrik  – VLEN-i ende nuk ka vendosur se a do të garojë për Shkupin apo do ta përkrahë kandidatin e koalicionit qeveritar, kështu ka deklaruar sot Bilall Kasami.

Kasami tha se VLEN-i është në fazën e analizës përfundimtare të kandidatëve dhe kur të ketë vendim përfundimtar do ketë vendime dhe për Shkupin dhe komunat tjera.

“Në jemi ende në fazën e analizës, të kandidatëve të VLEN-it, nuk kemi vendosur a do të nxjerrim kandidat në Shkup ose jo. Kur do të kemi një vendim për të gjitha komunat, përfshirë edhe Shkupin, atëherë do të kemi edhe një qëndrim, sa i përket kandidatëve të tjerë.”, – deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa – VLEN, Bilall Kasami.

Sipas Kasamit, bashkëpunimi në zgjedhje lokale do të jetë me partitë e koalicionit qeveritar, por tha se VLEN-i do të garojë në të gjitha komunat ku mendohet se kandidati shqiptar ka gjasa për kryetar komune.

“Si koalicion qeveritar, siç ka qenë edhe më herët, do të ketë bashkëpunim të përkrahjes aty ku njëri nga kandidatët e partnerëve të koalicionit do të shkojë në raundin e dytë ose në balotazh. Sa i përket fazës së parë, ne sigurisht do të shkojmë në të gjitha komunat ku ka gjasa që edhe kandidati shqiptar të garojë për krye të komunës.”, – theksoi kryetari i Lëvizjes Besa – VLEN, Bilall Kasami.

Ndryshe, VLEN-i e përkrah kandidaturën e pavarur të Mendy Qyrës për Strugën. Ndërsa, Fronti Evropian, po edhe ASh-ja e Arben Taravarit, ende nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre.

Nuk dihet që ASh-ja e Taravarit do t’i bashkohet FE-së, me kandidat të përbashkët apo do t’i përkrahin veçmas kandidatët e tyre, ashtu edhe siç do të jetë nevoja në të gjitha komunat e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More