Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zgjedhjet lokale më 3, 10 ose 17 tetor

Shkup, 25 shkurt – Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen më 3, më 10 ose më 17 tetor, tha sot në takimin me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Nëntëdhjetë ditë më herët ai duhet t’i shpallë zgjedhjet, respektivisht në korrik, ndërsa më së voni më 1 gusht, varësisht nga data, për të cilën do të arrijnë marrëveshje partitë politike.

Xhaferi paralajmëron se nëse vjen deri te ajo që paralelisht të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duhet të merret parasysh se si kjo do të shprehet në afatet e qeverisë teknike, për fushatën dhe për inspektimin në listën zgjedhore dhe si do të shprehet ndaj punës së KSHZ-së dhe institucioneve adekuate.

Për kërkesën e opozitës për zgjedhje së bashku me atë lokale, thotë se një deputet mund ta parashtrojë propozimin dhe nëse ka shumicë adekuate, le ta votojë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

A po fundoset, BDI-ja me ekzekutivin aktual në krye me Artan Grubin ?

R Zh

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

R Zh

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...