Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

ZGJEDHJET LOKALE/ Thaçi, Kasami dhe LSDM mund t’ia prishin matematikat Ahmetit e Selës në Tetovë

Shkup, 9 shkurt – Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e vitit 2021, sipas të gjitha parashikimeve do të jenë zgjedhjet më konkurruese dhe më të paqarta në taborin politik shqiptar. Edhe pse ende është shumë herët deri në mbajtjen e zgjedhjeve partitë politike tashmë kanë filluar përgatitjet duke provokuar oponentët politik me emrat të cilët përfliten si kandidat të mundshëm për kryekomunar, shkruan Zhurnal.mk

Po në cilat komuna do të zhvillohet beteja kryesore mes pushtetit dhe opozitës? Gazetari dhe opinionisti Berat Azizi thotë se beteja kryesore mes pozitës dhe opozitës në këto zgjedhje do të jetë në komunat më të mëdha shqiptare si në Tetovë, Gostivar, Çair, Strugë dhe Kërçovë.  “Tetova si gjithmonë do të jenë një arenë mes BDI-së dhe opozitës ASH-AA, por në këto zgjedhje pazarin politik mund të prish kandidati i PDSH-së, Sadi Bexheti i cili përflitet se do të jetë propozim i PDSH-së, Lëvizjes BESA dhe LSDM-së. Në anën tjetër BDI-a e cila ende nuk është përcaktuar për kandidatin, por nuk përjashtohet mundësia që Teuta Arifi të kërkojë mandatin e tretë dhe këtë ajo e ka pohuar më herët se në rast se partia e propozon atë ajo nuk do ta refuzojë kandidaturën. Opozita ASH-AA, ende nuk është përcaktuar për kandidatin e mundshëm edhe pse në qarkullim janë shumë emra, por ata janë në kërkim të një kandidati i cili do të mund të sfidojë BDI dhe PDSH-në, dy partitë të cilat Tetovën e kanë bastion të tyre”, deklaroi Azizi për Zhurnal.

Ai thekson se beteja për Tetovën do të vendoset në rrethin e dytë, kur pritet të rikrijohen koalicione të mëdha shqiptaro-maqedonase dhe këtë pistë BDI-ja duket më e favorshme sepse do të ketë mbështetjen e partive te koalicionit qeveritar si PDSH, BESA dhe LSDM, ndërsa ASH-AAA nëse shkon në raundin  dytë do të ketë mbështetje vetëm të VMRO-DPMNE-së.  “Beteja e madhe mes BDI-së dhe koalicionit ASH-AA do të jetë në Gostivar ku ish kryetari Nevzat Bejta rikthehet në garë për t’iu hakmarrë Taravarit për humbjen që i shkaktoi para katër viteve. Në Gostivar këto dy subjekte do të shkojnë në rrethin e dytë ku kandidati i opozitës duket më i favorizuar nëse në garë mbetet Taravari, duke llogaritur këtu edhe mbështetjen e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE”, thekson Azizi.

Sipas tij, Struga po ashtu do të jetë beteja mes BDI-së dhe ASH së Ziadin Selës i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare në këtë zonë dështoi të fitonte ndaj BDI-së, dhe ky rezultat mund ta penalizojë edhe në zgjedhjet lokale. “Ende nuk përmendet asnjë kandidat por Merko duke parë veprimet e fundit dhe mbështetjen që ka nga pushteti qendror mund të jetë sërish kandidat i BDI-së, ndërsa ASH do të zgjedh një kandidat tjetër sepse Sela, tashmë nuk ka kredibilitetin për të garuar pas humbjes që pati në zgjedhjet e fundit lokale. Këto nuk do të kenë ndonjë ndikim të madh partitë shqiptare tjera të cilat pothuajse nuk kanë ndonjë elektorat. Nga Struga më pas beteja zhvendoset në Çair komunën më të madhe pas Tetovës, ku BDI-ja dhe koalicioni ASH-AAA që tani kanë nisur të forcohen dhe të përmendin emrat e mundshëm për kryetar. BDI besohet se do të garojë me Visar Ganiun, kandidati që ka mbështetjen e strukturës së Izet Mexhitit,  ndërsa AA me Bekim Sali një kandidat i cili nuk ka qenë në garë deri më tani  dhe nuk ka ndonjë bagazh të ngarkuar politik”, nënvizon Azizi.

Ajo që bie në sy, shprehet më tej ai, në këtë do them një provokim për opinionin dhe një testim i masës është fakti se partitë sërish do futen në garë me emra të vjetër duke krijuar kështu një pakënaqësi te elektorati.  “Besoj se çështja më pozitive në këto zgjedhje mund të jenë emrat për këshillat komunal dhe për të parin e këshillit një institucion që duhet të jetë i pavarur nga kryetari dhe fuqishëm për të marrë vendime i pandikuar nga politika ditore”, potencon Azizi. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Fati yt/ Horoskopi 3 gusht 2021

D V

Pendarovski: Armata u kyç në shuarjen e zjarreve, nesër në mëngjes helikopterët shkojnë për të ndihmuar në Koçan

D V

DMSH i mobilizon ekipet për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, thirrje për t’u përfshirë edhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse

D V

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...