Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM TOP LAJM - KS

ZGJEDHJET NË KOSOVË/Kë do votojë “diaspora” e Maqedonisë?!

Shkup, 17 janar – Zhvillimet politike në Kosovë, si dhe aktivitetet për zgjedhjet e 14 shkurtit po ndiqen me interesin më të madh edhe nga shqiptarët e Maqedonisë. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Enver Hoxhajt, tanimë vetëm se kanë hapur shtabet e tyre elektorale për zgjedhjet parlamentare edhe në Shkup. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt në listën e saj për deputet ka kandidat edhe ish-deputetin e Parlamentit të Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi, ndërsa në listën për deputet të iniciativës së Vjosa Osmanit që garon së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, gjendet edhe Dorsa Kica, një juriste shqiptare nga qyteti i Strugës, shkruan Zhurnal.mk

Edhe pse numri i shqiptarëve që kanë të drejtë vote në Kosovë nuk është edhe aq i madh, sipas njohësve të zhvillimeve politike ky trup votues do të jetë i ndarë. “Numri i shqiptarëve të Maqedonisë sado që s’është aq i madh për të ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë do të jetë i ndarë ashtu siç edhe është e ndarë skena politike në Kosovë. Megjithatë mendoj që numrin më të madh do ta marrë Lëvizja Vetëvendosje, por nuk do mbetet pa vota edhe PDK, ndërsa LDK e subjektet e tjera politike nuk e besoj se do mund të llogarisin në ndonjë votë. Kjo do ndodh për disa arsye, LDK nuk gëzon ndonjë simpati ndër shqiptarët e Maqedonisë sepse ajo asnjëherë nuk ka treguar ndonjë interes dhe së dyti mendoj që shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. PDK do marrë një numër votash për shkak të kaluarës së saj dhe ndihmën që udhëheqës të saj kanë dhënë për luftën e vitit 2001 në Maqedoni”, deklaroi për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist.

Ndryshe, përveç shtabeve të partive politike të Kosovës në Shkup, në mënyrë interne edhe partitë politike të vendit, punojnë për ti orientuar votuesit e Maqedonisë me të drejtë vote nga “aleatët” e tyre në Kosovë. Tanimë është “sekret” publik se miqësia mes ASH-së dhe LVV është “trashur”, ndërsa për shkak të kaluarës së përbashkët të Ali Ahmetit me krerët e PDK-së, në ilegale dhe luftë, afërsia e BDI-së me këtë subjekt ka qenë evidente gjithëherë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...