Zgjedhjet parlamentare: VMRO-DPMNE – 59 deputetë, LSDM – 19, BDI – 18, VLEN – 13, E Majta – 6, ZNAM – 5

nga Redaksia

Shkup, 9 maj – Rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme parlamentare të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në faqen e vet, tregojnë se nga mbi 95 për qind të votave të përpunuara, Koalicioni “Maqedonia jote” në krye me VMRO- DPMNE-në ka fituar 411,023 vota (43,14%) ose 59 mandate në përbërjen e re parlamentare prej 120 deputetësh, koalicioni për Ardhmërinë Evropiane të udhëhequr nga LSDM-ja 145,329 (15,25%) – 19 deputetë, Fronti evropian me në krye BDI-në 133,210 (13.98%)- 18 deputetë, koalicioni i opozitës shqiptare “VLEN” 103.649 (10.88%) – 13 mandate, E Majta 64.484 vota (6.77%) – 6 deputetë dhe Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë 50.576 (5.31%) – 5 deputetë. Partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje kanë pasur më pak se një për qind të votave.

Në Njësinë zgjedhore një koalicioni “Maqedonia jote” në krye me VMRO-DPMNE ka 73.200 vota dhe do të kishte 10 deputetë, koalicioni për Ardhmëri Evropiane i udhëhequr nga LSDM me 24.312 vota – 3 mandate, koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “VLEN (21.041), koalicioni Fronti evropian udhëhequr nga BDI (20.026) dhe E Majta (19.007) nga 2 deputetë dhe Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë një deputet.

Në Njësinë zgjedhore 2, koalicioni “Maqedonia jote” në krye me VMRO-DPMNE-në me 58.716 vota do të kishte 9 deputetë, koalicioni Fronti evropian i BDI-së me 28.747 vota katër mandate, koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “VLEN” 24.237 vota apo 3 deputetë, koalicioni për Ardhmërinë Evropiane udhëhequr nga LSDM me 15.523 vota apo 2 mandate, ndërsa E Majta (9.306) dhe Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë (11.278) nga një deputet.

Në Njësinë e tretë zgjedhore, koalicioni “Maqedonia jote” nga VMRO-DPMNE me 86.605 vota të fituara do të kishte 14 deputetë, koalicioni për Ardhmëri Evropiane nga LSDM 29.320 vota – 4 mandate dhe E Majta (12.080) dhe Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë (8,444) nga një deputet.

Në NjZ 4, koalicioni “Maqedonia jote” nga VMRO-DPMNE me 89.580 vota do të kishte 13 deputetë, koalicioni për Ardhmëri Evropiane i udhëhequr nga LSDM me 38.359 vota 5 mandate, ndërsa E Majta (11.439) dhe Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë (7750) nga një deputet.

Në njësinë e pestë zgjedhore koalicioni “Maqedonia jote” nga VMRO-DPMNE me 66.076 vota do të kishte 10 deputetë, koalicioni për Ardhmëri Evropiane i udhëhequr nga LSDM me 24.736 – 4 mandate, koalicioni Fronti evropian i BDI-së me 24.163 vota – 3 mandate, E Majta (9154), koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “VLEN” (9745) dhe Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë (8183) nga një deputet.

Në NjZ 6 koalicioni Fronti evropian udhëhequr nga BDI me 51.173 vota të fituara do të kishte nëntë mandate, koalicioni nga opozita shqiptare “VLEN” me 45.020 vota 7 deputetë, koalicioni “Maqedonia jote” nga VMRO-DPMNE me 20.642 vota 3 deputetë dhe koalicioni për Ardhmërinë Evropiane i udhëhequr nga LSDM me 6185 vota një deputet.

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë pasur 1.815.350 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More