Opinion

Zgjedhjet për Reisu’l – Ulemanë e BFI-së

Zhurnal Ads


Shkruan ENSAR SINANI

Këto ditë opinioni shqiptar-musliman në Maqedoninë e Veriut po merret gjithnjë e më shumë me zgjedhjet për kryetar të Bashkësisë Fetare Islame të RMV- së, gjë është plotësisht e natyrshme, sepse ky institucion është përfaqësuesi zyrtar i të gjithë muslimanëve të vendit tonë.
Lidhur me këtë ngjarje me rëndësi ndaj të cilës nuk mungojnë edhe kritikat dashamire dhe dashakeqe desha të them edhe unë dy fjalë. Në radhë të parë dua të përgëzoj muslimanët e vendit tonë që sërish kanë mundësinë të dëshmojnë një garë të mirëfilltë zgjedhore kandidatët po paraqesin programet e tyre zgjedhore dhe po respektojnë konkurentin e tyre, mu ashtu siç u ka hije të parëve tanë, hoxhollarëve dhe mësuesve tanë.
Ndonëse kryetarin do ta zgjedh Riaseti i BFI-së konform kushtetutës së këtij institucioni, ne të gjithë kemi të drejtën të përkrahim moralisht kandidaturën e njërit apo tjetrit kandidat, prandaj dhe unë po them publikisht që unë përkrah kandidaturën e Hafiz Shaqir ef. Fetahut për Reis të BFI-së.

Arsyet përse unë e shoh Hafiz Shaqir ef. Fetahunpër njeriun e duhur për ta reformuar këtë institucion dhe për ta përgatitur atë për t’u bërë ballë sfidave të kohës janë këto:

• Përgatitja profesionale fetare dhe akademike e tij e dëshmuar përmes oratorisë, maturisë dhe forcës së argumentin me të cilën identifikohet ligjërimi i tij fetar dhe paraqitjet e tij publike.
• Përvoja e tij si Mufti i Gostivarit, ku përmes reformës rrënjësore të mënyrës së funksionimit të Muftinisë dhe xhamive, përmes aktivitetit të larmishëm kulturor-shkencor fetar, përmes menaxhimit të suksesshëm të vakëfit, rritjes së standardati të rrogave të të punësuarve, përmes Korit të Muftinisë, organizimeve të ndryshme, botimeve etj.ka qenë në dekadën e fundit modeli për të ndjekur nga të gjitha muftinitë tjera.
• Gatishmëria e tij e vazhdueshme për të bashkëpunuar në veçanti me të rinjtë, gatishmëri të cilën personalisht e kam përjetuar, me çka përvojës së tij shumëvjeçare i bashkëngjitet elani dhe entuziazmi rinor.
• Udhëheqja dinjitoze e BFI-së në periudhën më të vështirë të saj, periudhën e tranzicionit, ku përmes udhëheqjes së matur dhe paqësore e ka bërë këtë kapërcim mes sistemesh deri në zgjedhjet për Reis sa më pak të dhimbshëm për institucionin.
• Programi i tij dinjitoz zgjedhor përmes së cilit ai premton reforma dhe gjallërim të BFI-së në shumë drejtime.
• Fakti që ai ishte bartësi i procesit që mundësoi organizimin e këtyre zgjedhjeve të lira.
Këto janë arsyet e mia përse unë e shoh Hafiz Shaqirin si njeriun e duhur për këtë detyrë të madhe, por njëkohësisht shpreh respekt për kandidaturën e Myftiut të Tetovës prof. Qani ef. Nesimit, duke uruar që zgjedhjet të kalojnë sa më mirë dhe siç i ka hije.

Për fund u apeloj të gjithë besimtarëve që të tregojnë moral të lartë dhe edukatë në këtë diskutim parazgjedhor që po zhvillohet në rrjetet sociale. Përkrahni kënd ta shihni të arsyeshme, porpa fyer, pa nënçmuar dhe ofenduar tjetrin sepse që të dy janë hoxhallarë tanët ndaj të cilit duhet të sillemi me repekt dhe edukatë siç na urdhëron Islami.

Postime të ngjashme

Editorial / Reformat në BFI tanimë po zbatohen në praktikë

R ZH

“Njësia sekrete 29155” – instrumenti i Putin për të arritur objektivat gjeopolitik e fuqi ekonomike në Ballkan e Shqipëri

admin

Gjurmë paragjykimesh!

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...