Shkup, 18 qershor – Ballkani Perëndimor me dekada pret para derës së BE-së por akoma nuk ka një thirrje prej brenda se mund të hyni. Përderisa ky rajon është në pritje me afat të pa skaduar Ukraina dhe Moldavia kanë marrë sinjalin e gjelbër për të filluar negociatat për anëtarësim në BE. Rruga drejt anëtarësimit të plotë hapet më 25 qershor me konferenca ndërqeveritare. Hungaria u dorëzua, megjithëse beson se Kievi nuk është gati për anëtarësim në BE. Sot dhe nesër në Zvicër do të mbahet Samiti i ri për Ukrainën, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidentja Siljanovska. Por, mbetet të shihet nëse qeveria e re e ka këtë objektiv dhe punon në këtë drejtim të reformimit që sa më parë edhe RMV bashkë me Shqipërinë të marrin datën për fillim të negociatave me BE-në, shkruan Zhurnal.
Ballkani Perëndimor në pritje, Ukraina dhe Moldavia fillojnë negociatat për anëtarësim në BE –
Ambasadorët e Bashkimit Europian ranë dakord zyrtarisht për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Rruga drejt anëtarësimit të plotë hapet më 25 qershor me konferenca ndërqeveritare. Hungaria u dorëzua, megjithëse beson se Kievi nuk është gati për anëtarësim në BE. Sot dhe nesër në Zvicër do të mbahet Samiti i ri për Ukrainën, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidentja Siljanovska – Davkova.
Konferenca dyditore e paqes për Ukrainën në Burgenstock në Lucern, Zvicër. Njëqind liderë dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në Samit. Tema kryesore është krijimi i një plani paqeje dhe presioni ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës. Megjithatë, Rusia dhe Kina nuk marrin pjesë. Presidenti Putin dje e përshkroi mbledhjen si një farsë dhe parashtroi kushte për t’i dhënë fund luftës, të cilat përfshijnë braktisjen e Ukrainës nga aspiratat e anëtarësimit në NATO dhe tërheqjen e saj të plotë nga katër rajonet që Rusia aneksoi në 2022.
“Trupat ukrainase duhet të tërhiqen plotësisht nga Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, rajonet Kherson dhe Zaporozhye. Sapo Kievi të deklarojë se është gati për një vendim të tillë dhe të fillojë tërheqjen reale të trupave nga këto rajone, si dhe të shpallë zyrtarisht anulimin e planeve për t’u anëtarësuar në NATO, pala jonë do të zbatojë menjëherë, fjalë për fjalë, shpallim armëpushim dhe do fillojë negociatat”, tha presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti ukrainas Zelensky thotë se kushtet e Putinit janë përfundimtare. Më parë ai ka marrë një premtim nga liderët e G-7 se do të vazhdojnë me ndihmën ushtarake, financiare dhe humanitare. Shtatë vendet më të zhvilluara ranë dakord të mbajnë asetet e ngrira ruse derisa Moska të paguajë dëmshpërblimet për pushtimin, duke siguruar një hua prej 50 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë.
“Ajo që kërkon Putini është t’u japim atyre një pjesë të territoreve tona, të pushtuara dhe të papushtuara, duke folur për disa rajone të vendit tonë. Dhe ai nuk do të ndalet me kaq dhe nuk do të ketë asnjë konflikt të “ngrirë”. Këto mesazhe janë të njëjta me ato të Hitlerit, i cili tha më pak se njëqind vjet më parë, më jepni një copë Çekosllovaki dhe do t’i japim fund çdo gjëje, por këto janë gënjeshtra historike. Pas kësaj, ai shkoi pas Polonisë dhe filloi pushtimin e të gjithë Europës”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes tha se forcat ukrainase me të paktën 70 dronë sulmuan bazën ajrore ruse në rajonin e Rostovit. Ndërkohë, ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord zyrtarisht për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Negociatat do të fillojnë në konferencat ndërqeveritare më 25 qershor. Hungaria ka raportuar se dyshon se Ukraina është gati. Kievi aplikoi për anëtarësim në BE disa javë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022. Katër muaj më vonë, asaj iu dha statusi i kandidatit.
Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor –
Rreth njëzet vjet presin disa vende të Ballkanit Perëndimor për afrimin në BE, por rruga është me pengesa. Reformat e nevojshme në shumë drejtime nuk janë zbatuar, po ashtu për shumë kohë në BE ka munguar vullneti politik dhe një strategji e qartë ndaj Ballkanit Perëndimor. E pikërisht tani, kur Evropa po përballet me dy lufta – lufta sulmuese e Rusisë në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme – po bëhet e qartë, se një Ballkan Perëndimor i pa stabilizuar mund të jetë një rrezik shtesë për sigurinë. “Lufta sulmuese ruse ndaj Ukrainës e ka bërë një domosdoshmëri gjeopolitike zgjerimin e BE-së”, tha mkinistrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbocktë hënën (4.03.2024) në Mal të Zi – stacioni i parë i vizitës së saj në udhëtimin dy ditor në Ballkanin Perëndimor.
Koha e zgjedhur për udhëtimi i kryediplomates gjermane nuk është rastësi: Në mes të marsit publikohet raporti i radhës i Komisionit të BE-së për progresin dhe pak pas tij në samitin e BE-së do të diskutohen hapat e mëtejshëm. Vendi anëtar i NATO-s, Mali i Zi, njëri prej gjashtë vendeve aspirante për antarësim në BE, ka përparuar mjaft në procesin e negociatave.
Nga ana tjetër, pengesë për mos marrjen e datës për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka qenë Franca, e pastaj Bullgaria, e cila ka vendosur dy herë veto. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtete bllok që duhet të marrin datën në të njëjtën kohë. Pritet që me normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj Bullgarinë dhe zgjidhjen e konteksteve historike, kjo e fundit do t’i hap rrugë Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me BE-në, pasi RMV t’i fut bullgarët në kushtetutën e vendit.
Franca kundërshtoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Macron tha atëbotë se këto shtete duhej të bënin ende progres. Po ashtu Franca prej vitesh e kundërshton edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndonëse janë plotësuar të gjitha kriteret që BE-ja i kishte vënë në udhërrëfyes.
Prandaj, pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor janë në Ballkan, përderisa Rajoni juglindor i vendit (0,722) është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Rajonet më të pazhvilluara të Evropës gjenden në gjysmën perëndimore të kontinentit, ku indeks më të lartë ka Cyrihu (0,989). Indeksi për zhvillim njerëzor është indeks kompozit i Zyrës për raporte për zhvillim njerëzor të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe shfrytëzohet për matje të zhvillimit të një vendi, në bazë të treguesve për jetëgjatësinë, arsimin dhe të ardhurat për kokë banori. /Zhurnal.mk