Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

Shkup, 6 maj – Rasti me furnizimin e softuerit nga ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, përmes kompanisë së tij Inkova grup nuk është lënda e vetme që Antikorrupsioni e ka hapur për të. Rashkovski përveç këtij furnizimi, ka fituar edhe tender shtesë për pajisjet e softuerit në vlerë prej rreth 300 mijë eurove.

“Për ata që janë të lidhur me vetë lëndën, kamerat, APN kamerat, disa mbajtës pajisjesh, kabina mobile. Ka më shumë prokurime publike me të cilat vlera e mjeteve që janë shpenzuar për ato marrëveshja është e lartë, mendoj se bëhet fjalë për diku rreth 18 milion denarë”, tha Katica Nikollovska nga Antikorrupsioni.

Prokuroria publike tashmë ka hapur procedurë, ndërsa nga Antikorrupsioni thonë se edhe ata nuk do të heqin dorë nga lënda, por do ta udhëheqin së bashku.

“U dakorduam që gjithçka që kemi si lajmërim dhe shkresë, tua dorëzojmë atyre, ata do të vazhdojnë për shkak se megjithatë kompetencat e tyre janë shumë më të mëdha se tonat. Në fund të ditës gjithçka që ne kemi vërtetuar dhe dëshmojmë, e dorëzojmë përsëri deri te ata për rishqyrtim dhe sigurim shtesë të provave”, shtoi Katica Nikollovska nga Antikorrupsioni.

Për momentin Rashkovski është në paraburgim në burgun e Shutkës, për furnizimin e softuerit për shkelje në trafik që MPB asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar. Për këtë softuer kompania e Rashkovskit ka fituar 81 mijë euro. Nga MPB atëherë pohonin se as që e kanë ditur se është blerë softueri, a as që planifikojnë ta shfrytëzojnë.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...