Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zgjerohet lista e këshilltarëve të Zaev, po sa paguhen ato?

Shkup, 11 janar – Zhurnal.mk – Qeveria ka azhuruar listën e këshilltarëve të kryeministrit Zaev, e cila është zgjeruar me dhjetë këshilltarë të tjerë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm, informon Zhurnal.

Mes tyre janë ish ministra dhe drejtorë, të cilët tani do ta këshillojnë kryeministrin për pagë prej 55,268 denarëve. Ish ministri pa resor Aksel Ahmedovski do ta këshillojë për çështje juridike, ndërsa Edmond Ademi i cili ishte i angazhuar për diasporën tani është këshilltar për punë të jashtme.

Ish drejtori i agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Atanasov do të ndajë këshilla për bujqësi dhe siguri të ushqimeve, ndërsa ish drejtori i Pyjeve të Maqedonisë, Zoran Gjorgjiev është vendosur në funksionin këshilltar për reforma në pylltari. Ish drejtori i “Shërbimeve të Aeroportit” Viktor Petrushevski është këshilltar për vetqeverisje lokale. Mes emrave janë dhe Silvija Mitevska për sport dhe Elena Miteva për organizim të aktiviteteve mediatike.

Pagat më të larta të këshilltarëve të Zaev marin Viktor Andonov – këshilltar për energjetikë dhe Millan Zhivkoviq për punë dhe socialë, të cilët marin nga 60 mijë denarë, ndërsa rekorder me pagë prej 74 mijë denarëve është ai për siguri nacionale Zoran Verushevski.

Në listën e bashkëpunëtorëve të jashtëm me kryeministër për paga prej 40 mijë deri në 46 mijë denarëve janë shtuar dhe tre emra. Spase Dodevski për bashkëpunëtor i jashtëm për avansim të arsimit. Dragan Vasilevski për mbrojtje dhe Dejan Nikollovski për investime mes komunave dhe qeverisë.

Sipas përllogaritjeve, 29 këshilltarët e kryeministrit Zaev e kushtojnë shtetin afër 27 mijë euro në muaj, apo në nivel vjetor 380 mijë euro (këshilltarë dhe bashkëpunëtorë).//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Carovska: Punojmë në zgjodhje të re ligjore për konfirmim më bashkëkohor të materialeve në arsim

D J

Fillon protesta për “Monstrën”, kërkohet liri dhe drejtësi

D J

Ristovska demanton Spasovskin për Mijallkovin

D J

CIVIL: Protestat për “Monstrën” të mbahen pa incidente të dhunshme dhe të respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19

Bexhet Musliu

Bytyqi: Paga mesatare do të vazhdojë të rritet

D J

Shasivari: Në Maqedoni ka rreth 30 raste të montuara

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...