“Zgjidh Jetë, Voto Blertë është slogani i BDI-së për zgjedhjet lokale

Shkup, 17 shtator – “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është slogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen me 17 tetor, kumtoi në konferencën për shtyp zëdhënësi i partisë Bujar Osmani.

Osmani theksoi se fushata zgjedhore duhet të zbardhë se si kandidatët do ta zhvillojnë komunat tona edhe më shumë, si do të përfshijnë qytetarët edhe më tepër dhe se si do ta dëgjojnë zërin e tyre çdo ditë.

“Ne si BDI jemi përpjekur që të mbetemi parti e fjalës së dhënë dhe e veprës së realizuar, andaj jemi dakorduam me të gjithë kandidatët që t’i përmbahemi agjendës së blertë për të përmirësuar cilësinë e jetës. E blerta nënkupton qytete të pastërta, pa mbeturina rrugëve edhe nëpër lagjeve, do të thotë ujë i pastërt në të gjitha komunat, ajër i pastërt për ne dhe fëmijtë tanë. Është jetë, nënkupton dhe infrastrukturë moderne, energji të pastër dhe të lirë për të gjithë qytetarët duke krijuar vende të qëndrueshme të punës për t’i dhënë shtytje ekonomisë. Si rezultat i agjendës tonë të re, detyrë e re e kandidatëve tanë për kryetar të komunave është që t’i bëjnë komunat tona edhe më të mira, më të blerta. Kjo është agjenda e blertë. Është jetë, jetë më cilësore”, tha ai.

Osmani saktësoi se Agjenda e blertë, nënkupton investim në menaxhim efektiv me mbeturinat, përfundim të rrjeteve të kanalizimit dhe ujit të pastër për pije, gazifikim, shtigje vrapimi dhe çiklizmi, parkingje, trafik të lehtësuar, më shumë gjelbërim, më shumë parqe.

“Agjenda dixhitale, nënkupton një administratë elektronike është çelësi për shërbim efikas publik por edhe transparent duke dhënë shërbime tërësisht dixhitale. E-komuna nënkupton edhe dixhitalizim të shkollave,
internet të shpejtë, cilësorë dhe të lirë në të gjitha vendbanimet si dhe infrastrukturë përkatëse. Agjenda e derës së hapur, nënkupton që kryetarët e komunave të jenë në shërbim të qytetarëve dhe komunat tona ju takojnë qytetarëve. Nuk guxon të ketë derë të mbyllur për hallin e qytetarit. Agjenda e përfshirjes së qytetarëve, nënkupton politikë e përditshme, marrje të vendimeve të shpeshta dhe të rëndësishme të cilat ndikojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe të ardhmen e tyre. Agjenda zero, është të jesh i zgjedhur do të thotë të përfitosh besimin e qytetarëve. Kryetarët tanë të komunave do të sigurojnë dhe mbrojnë këtë besim me çdo kusht. Risia e këtyre zgjedhjeve është politika ZERO, që nënkupton zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero korrupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu, zero ndërtime pa leje, zero qytetarë të lënë pas dore. Këto pesë përbetime të përgjithshme nuk janë vetëm një premtim zgjedhor i kandidatëve për kryetarë të komunave por janë kod i ri i detyrueshëm i sjelljes”, theksoi zëdhënësi i partisë Osmani.

Related posts

Gjykata ka refuzuar ta kthejë Rashkovskin në Shutkë, pasi Prokuroria sërish ka kërkuar paraburgim

D V

Shpenzimet e jetës janë rritur për 3,7, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 5,6 për qind

D V

“Samit klimatik rinor” në Shkup

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More