Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të detyruar kryeministrin Edi Rama për të krijuar qeveri teknike është që demokratët të angazhohen në greva e bllokime të qëndrueshme.
Berisha theksoi se krijimi i qeverisë teknike është në dorë të tyre dhe se vetëm në këtë mënyrë Rama mund t’i hapë rrugë rotacionit të pushtetit.
“Nuk mund të rezistojë kurrë, nuk ka më forcë të rezistojë”, theksoi kryedemokrati.
Sali Berisha: Mbetet zgjidhje e vetme krijimi i qeverisë teknike. A mund të krijohet? Absolutisht dhe është në dorë të demokratëve.
Kur demokratët të angazhohen në greva, bllokime e protesta të qëndrueshme Edi Rama nuk mund të rezistojë kurrë, nuk ka më forcë të rezistojë.
Rama është i detyruar të firmosë krijimin e qeverisë teknike dhe të hapë rrugën për rotacionin e pushtetit.