Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zgjidhjet për shtetësi sipas praktikës ndërkombëtare dhe normativave të shtetit

Shkup, 30 mars – Zhurnal – Zgjidhjet për shtetësi nuk mund të devijojnë nga praktika ndërkombëtare dhe nga ato që janë normativa të shtetit, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke paralajmëruar se nesër do të marrë pjesë në takim së bashku me kryeministrin Zoran Zaevin dhe se kanë analizë të hollësishme dhe cilat janë problemet në pjesën e marrjes së shtetësisë dhe cilat do të mund të ishin zgjidhje dalëse, transmeton Zhurnal.mk.

Spasovski informoi se në takimin e nesërm do të bisedohet dhe cilat hapa duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme, por, siç theksoi, propozim zgjidhja do të ishte në kuadër të kompetencave kushtetuese, procedurave ligjore dhe praktikës ndërkombëtare.

Rreth 800 persona, sipas analizave në MPB, nuk kanë kurrfarë dokumenti, ndërsa ndodhen në territorin e shtetit tone apo të a.q. fantazma, por tashmë është tejkaluar problemi për regjistrim në librin amë të të lindurve dhe për marrjen e të gjitha të drejtave të tjera të cilat dalin që të mund t’i realizojnë të drejtat si shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën e sotme të përbashkët me zëvendëskryeministrin për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, Lupço Nikollovskin dhe ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiqin.

“Analiza kemi edhe në segment tjetër, por kjo nuk do të thotë se janë disa numra të saktë deri në fund. Do të duhet kur do të fillojë procesi i ndryshimit të Ligjit nëse për atë ka nevojë apo gjetje të mekanizmave të caktuar në të vërtetë të vijmë deri te numri i saktë përmes paraqitjeve të caktuara.. Megjithatë, konsideroj se ky nuk është një një numër i madh i atyre të cilët nuk kanë shtetësi, ndërsa ndodhen në territorin e shtetit tonë dhe do t’i përmbushen të gjitha normat”, tha ministri Spasovski

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...