Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Zhbllokimi i vetos bullgare: BE-ja mund ta bëjë fare lehtë nëse dëshiron, Sofja një satelit i Francës

Shkup, 10 maj – Zhurnal – Nëse Bashkimi Evropian seriozisht përkushtohet të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të çelë negociatat për anëtarësim, këtë mund ta bëj fare lehtë, thonë njohësit e zhvillimeve, bashkë me skepticizmin nëse BE vërtetë e dëshiron zgjërimin, të cilin e pengon përmes bllokadave që bëjnë anëtaret e saja.

Ish ambasadori i vendit në NATO, Nano Ruzhin, për Zhurnal.mk ka komentuar vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel, për të bindur aktorët vendimarrës në BE se deklarata e eurokomesarit Varheji se Maqedonia e Veriut mund të ndahet nga Shqipëria, respektivisht të ngecë  në rrugëtimin evropian nëse nuk gjen një zgjidhje me Bullgarinë.

Secila vizitë, secili kontakt i nivelit të lartë është i mirëseardhur për vendin, thotë ai, pasi kemi të bëjmë me një diplomaci të drejtpërdrejtë ku Maqedonia e Veriut ndodhet në një situatë të palakmueshme nga shkaku i qëndrimit bullgar.

Ndonëse zhbllokimi i procesit varet nga vullneti i Sofjes, ai thotë se BE nuk e ka të pamundur gjetjen e zgjidhjes.

“Kur BE-ja dëshiron të gjejë një zgjidhje për çështje të vështira, atë dhe e bën. Kujtojmë kur nevojitej miratimi i buxhetit për lufyën kundër Kovid 19, ku kishim një Hungari dhe një Poloni kundër, nga shkaku se evropianët i vendosën kusht për respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, gjetën zgjidhje”, tha Ruzhin.

Alalisti Denis Memedi është skeptik se Maqedonia e Veriut do të marrë një datë për çelje të negociatave, sepse siç shprehet, Unioni është i lodhur nga zgjerimi dhe se ka nevojë për reforma të brendëshme, prandaj në pamundësi të shtyjë zgjërimin si një çështje emblematike e saj, ajo përdorë vendet anëtare të cilat vendosin veto mbi vendet aspirante.

“Sinjalet e para i pamë nga Franca e cila më herët tha se nevojitet një metodologji e re e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perendimor, pas çka bëri shtrëngimin e kritereve, dhe pas saj u shfaq Bullgaria me çështjen e historisë dhe të identitetit, prandaj mendoj se Bullgaria është vetëm një satelite e fuqive më të mëdha në këtë rast të Francës, e cila nëse sërish do të bllokonte Maqedoninë e Veriut do të dilte qesharake, bashkë me projektin e quajtur BE”, thotë Memedi.

Kujtojmë se kryeministri Zaev sot në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel u takua me kryetaren e Komisionit Evropian (KE) Ursula fon der Lajen, me kryetarin e Parlamentit Evropian (PE)  David Sasolin, me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Zhozep Borel, me nënkryetarin ekzekutiv të KE-së, Frans Timermansin por edhe me eurokomisarin për Zgjerim, Oliver Varheji, ku ky i fundit në dy raste të ndara pati deklaruar se Brukseli po shqyrton t’i hapë negociatat vetëm me Tiranën nëse Shkupi nuk gjenë një zgjidhje për problemin me Bullgarisë.

Në takimin, Ursula von der Layen konfirmoi se KE do të përfshihet me një angazhim më të madh sepse bëhet fjalë për një proces shumë të rëndësishëm që nuk duhet të vonojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE, dhe se ajo është e përkushtuar që të dy vendet, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë bashkë rrugëtimin në BE.

Varheji deklaroi pas takimit se BE është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor për çka sot pas dy vite e gjysmë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së po mbahet një debat strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, në të cilin zhbllokimi i rrugës evropiane të Maqedonisë Veriore është përparësia numër një.

Në Bruksel, Zaevin e shoqërojnë zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitrovi dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Postime të ngjashme

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim dhe më shumë aftësi

Dafina Vidishiqi

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...