Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zhbllokohet dialogu, Kosova dhe Serbia ulen të enjten në tavolinë të bisedimeve

Zhurnal Ads

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka raportuar REL duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel, pa dhënë më shumë hollësi rreth takimit.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në fund të muajit shtator, por ishte shtyrë për shkak të masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit, si dhe për shkak të pengesave të paraqitura rreth temave në dialog, për të cilat palët nuk ishin dakord.

Kosova në nivel ekspertësh përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga Marko Gjuriq.

Sipas burimeve në Bruksel, pritet që temë e diskutimeve që do të zhvillohen të enjten të jenë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve, tema për të cilat ishte diskutuar edhe në takimet e mëhershme.

Takimi do të zhvillohet duke respektuar masat e rrepta që kanë vendosur këto ditë autoritetet e Belgjikës, por edhe vetë institucionet e Bashkimit Evropian, për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur gjatë kësaj vere dhe deri më tani janë zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, por edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.

Por, për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe njëra prej shkaqeve ishte refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.

Për të përgatitur takime të reja, në Kosovë dhe Serbi, para një jave kishte qëndruar i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Takohen Thaçi e Daka, flasin për caktimin e datës së zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

admin

Specialja ngre aktakuzë kundër Gucatit e Haradinajt, e dërgon në gjykatë

B M

Vazhdon më tutje të rëndohet bilanci me Covid-19, 5000 raste aktive në Kosovë

T E

Thaçi: Njohja nga Izraeli nuk do ta cenojë partneritetin strategjik, miqësor e vëllazëror me Turqinë

admin

Ahmeti: Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike minimumi duhet të jetë 1 miliard euro

B M

Berisha: Sot diskutohet edhe për daljen e AAK-së nga koalicioni

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...