Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Zhbllokohet Rinasi! Balluku: Sot vetëm fluturimet esenciale, në 15:00 vijnë vaksinat! Nga nesër edhe ato komerciale!

Ministrja Belinda Balluku bëri me dije nga Rinasi pak më parë se situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar.

Nga sot zhbllokohen fluturimet esenciale, ndërsa nga nesër edhe ato komerciale, tha ministrja.

Balluku: Nisin fluturimet esenciale: shëndetësore, diplomatike, ushtarake, qeveritare, humanitare. Në orën 3 pasdite vijnë vaksinat e vonuara , me një përpjekje të madhe .

E pamundur tani që të kemi fluturime komerciale, po punojmë për të zgjidhur këtë problem të madh.

Nga nesër vijon udhëtimi normal. Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një palë e organizuar për të pasur një
bllokim deri në zgjedhje, por janë marrë të dhënat për të bërë një verifikim edhe me të thellë të situatës. Rëndësi ka që trafiku ka filluar punën dhe po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion njësitë e të kthehet çdo gjë në vijë.

Nga ky moment do ulen ato avionë që janë esenciale, humanitare, shtetërore, ushtarake, shëndetësore, por ato komerciale, do të fillojnë nga nesër në mëngjes.

Postime të ngjashme

Edi Rama: Ftesa për Bashën nuk ishte për bashkëqeverisje

N E

Edi Rama: “Nëse nuk arrijmë që të sigurojmë shumicën e nevojshme për të qeverisur të vetëm, largohem nga politika”

N E

Lulzim Basha: Ngjarja e Elbasanit nuk do të ndodhte sikur të funksiononin institucionet

N E

Richard Grenell: Nuk kam dëgjuar që dikush në BE apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti

R Zh

KQZ: Gjithçka është gati për zgjedhjet e 25 prillit

N E

OSBE reagon për rastin e Elbasanit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...