Agjencia Zhurnal.mk

Zhbogar: Edhe një hap i rëndësishëm në rrugën drejtë BE-së

Shkup, 2 korrik, zhurnal.mk – Komisioni Evropian e dërgoi Propozim Kornizën negociuese në Këshillin e BE-së në shqyrtim nga ana e vendeve anëtare. Ky është edhe një hap i rëndësishëm në rrugën drejtë BE-së.

Këtë e shkroi në profilin e tij në ‘Twiter’ euroambasadori Samuel Zhbogar, pasi Komisioni Evropian dje e dorëzoi propozim Kornizën negociuese në Këshillin e BE-së.

KE dje i dorëzoi kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri te Këshilli i BE-së, ndërsa përmbajtja e kornizave sqarohet vetëm pasi ajo të miratohet nga ana e vendeve anëtare të Këshillit. Kornizat negociuese janë pozicioni i Bashkimit Evropian në negociatat për anëtarësim. KE dorëzon draft korniza deri te vendet anëtare, të cilat duhet t’i miratojnë pas modifikimeve eventuale.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!