Agjencia Zhurnal.mk

Zhbogar: Ende ekziston mos punësimi dhe diskriminimi ndaj romëve, kjo duhet të rregullohet

Shkup, 19 qershor – Zhurnal.mk – Euroambasadori Samuel Zhbogar në seminarin rajonal me temë “Romë të rinjë: Nga arsimi deri në punësim”, deklaroi se duhet ende të përvelim mëngët dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të shohim në cilën mënyrë mundemi më së miri të shfrytëzojmë atë që kemi në dispocizion për momentin, njofton Zhurnal.

Ai vlerësoi se kemi një Qeveri të përkushtuar, kemi energji mes liderëve të rinjë romë në shtet dhe kemi ndihmë nga BE-ja, dhe sipas tij, kjo mjafton për fillimin, por se duhet të përmirësojmë situatën.

“Çështja më e rëndësishme për inkluzimin e romëve ende nuk ka përfunduar por është para nesh. Cikli i varfërisë, diskriminimit dhe përjashtimi i romëve ende ekziston”, tha Zhbogar.

Zhbogar informoi se për momentin po finalizojnë zgjedhjen e studentëve dhe nxënësve të cilët do të marin stipendi për arsim fillor, përgadisin dhe grant programë për infrastrukturë më të mirë në vendbanimet ku jetojnë romët, njofton Zhurnal.

Ministri pa resor i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve Muzafer Bajram foli për arsimin dhe punësimin e romëve.

Ai konsideron se përfshirja e romëve në aktivitete për punësim shënon rritje të vogël në vitet e fundit. Më tej Bajram vlerëson se hapat e ardhshme për të cilat duhet të fokusohemi me qëllim të arrihen rezultate më të mira janë përfshirja sociale dhe punësimi i të rinjëve.

Gjatë ditës, organizata qytetare, organizata ndërkombëtare dhe palë të tjera relevante në kontest të inkluzimit të romëve do të shpërndajnë përvojat e tyre nga reformat në arsim dhe politikat për punësim në vendin e tyre./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...