Maqedoni

Zhbogar: Katica Janeva ishte zhgënjimi im më i madh në këto katër vite

Zhurnal Ads

Shkup, 8 shtator – Zhurnal.mk – Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, para përfundimit të misionit të tij në vend, në një intervistë për “360 Gradë” dha një vlerësim të 4 viteve të kaluara për gjërat më inkurajuese dhe më zhgënjyese që ai pa derisa ishte ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Për fat të mirë, ka më shumë gjëra inkurajuese se sa zhgënjyese. Ajo që është më zhgënjyese ka të bëjë me sundimin e së drejtës, më saktë në lidhje me prokuroren speciale Katica Janeva dhe përfshirjen e saj në rastin “Reket”. Mendoj se kjo ishte për ne, për mua personalisht, zhgënjimi më i madh, ishte si një lloj shoku dhe së bashku me shumë qytetarë u ndjeva i tradhtuar nga personi që i besuam. Zhgënjimi nga sundimi i së drejtës nuk ka të bëjë vetëm me zhgënjimin nga prokurori special. Zhgënjimi shkon më tej, se si qytetarët këtu e perceptojnë sundimin e së drejtës. Sundimi i së drejtës nuk është vetëm gjykata, sundimi i së drejtës është të mos pini duhan në restorante nëse nuk lejohet, sundimi i së drejtës është të mos parkoni në rrugë ku dëshironi. Kjo është zhgënjyese për mua, kur shoh makina të parkuara në shtigje biçikletash.

Ndërsa gjëja më inkurajuese për Zhbogar në vendin tonë janë të rinjtë dhe energjia e tyre në shoqëri. Ai ka ngelur i mahnitur nga perceptimi i tyre me problemet dhe për përgjegjësinë shoqërore.

“Gjëja më inkurajuese, më pozitive ka të bëjë me të rinjtë në vendin tuaj. Takova, ose më saktë bisedova me disa të rinj dhe energjia, aktivizmi, përgjegjësia shoqërore, perceptimi i tyre realist me problemet, përfshirja e tyre, e gjitha kjo ishte një lloj inkurajimi për mua. Prandaj isha shumë i lumtur kur pashë nxënës të shkollës së mesme dhe organizatat e tyre që demonstronin pse duan të kthehen në shkollë. Unë nuk them nëse ata kanë të drejtë apo jo, por unë isha i lumtur kur pashë që ata janë të mobilizuar, se ka aktivizëm dhe se ata duan të ngrenë zërin e tyre që shoqëria t’i dëgjojë ata. Unë mendoj se kjo është shumë inkurajuese dhe e shëndetshme për shoqërinë, kur keni të rinj të tillë.”- deklaroi Zhbogar.

Postime të ngjashme

Udhëheqësia e LSDM i jep nderimet e fundit mjekut Trajce Neskovski

T E

Statistika shqetësuese: 194 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

Konfirmohet lajmi i Zhurnal/Faton Ahmeti emërohet drejtor në FSH

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...