Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zhbogar organizoi pritje me rastin e largimit të tij

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator, zhurnal.mk – Euroambasadori Samuel Zhbogar mbrëmë me rastin e largimit të tij nga funksioni ka organizuar pritje ku kanë marrë pjesë funksionarë të lartë të vendit.

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se mbështetjen që ka dhënë Zhbogar, miqësia e tij, përvoja dhe durimi kanë qenë nxitje e çmueshme për punën e tyre si Qeveri.

“E falënderoj për kontrubutin e tij në forcimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian dhe përshpejtimin e procesit tonë paraqasës në BE”, ka theksuar Zaev.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se Zhbogari është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit në rrugën për në BE.

“E falenderoj për mbështetjen në periudhën e kaluar, veçmas në momentet me përballjen ndaj pandemisë së Kovid-19. Është nder që sonte kam marrë pjesë në prituen të cilin e organizoi euroambasadori me rastin e largimit të tij. BE është partneri jonë dhe bashkë vazhdojmë tutje”, ka theksuar Filipçe.

Zhbogar funksionin e ambasadorit të BE-së në vend e kryen nga 1 shtatori 2016 kur e zëvendësoi ish shefin e delegacionit të BE-së, Aivo Orav.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë dhe nënkryetar i KE-së, Zhosep Borell në qershor e ka nominuar Dejvid Gerin për shef të ri të delegacionit të BE-së për Maqedoninë e Veriut i cili duhet të vjen në vend të Zhbogarit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Holanda bllokon Tiranën për negociatat, dritë jeshile për Shkupin?

T E

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 mbyll shumë biznese në Tetovë

T E

Qytete të sigurta, policë të mëhallës, Polici komunale dhe E-inspektorë për rend dhe drejtësi

T E

121 raste të reja, 3 të vdekur dhe 142 të shëruar

T E

140 raste të reja, 6 të vdekur e 60 të shëruar, ja bilanci i fundit me Covid 19

T E

Pendarovski-Varhei: Raporti jep shtytje për intensifikim të mëtutjeshëm të reformave

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...