Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit.
Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Podujevë dhe një person tjetër është zhdukur nga Enti special në Shtime.
Fsh.Bradash, Podujevë 01.05.2024-12:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.
Shtime 01.05.2024-05:20. Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, pacient i entit është larguar nga aty dhe nuk dihet për ven ndodhjen e tij. Rasti nën hetime.