Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Zhduken dy vajza minorene në Tiranë

Vazhdon të mbetet mister zhdukja e dy vajzave minorene në Tiranë, gjatë datës 1 janar, ndërsa ato u kishin thënë prindërve se do të shkonin të takonin njëra-tjetrën për ti uruar për Vitin e Ri.

Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje si dhe mëngjesin e 2 janarit, ku më pas kanë bërë kallëzimin në komisariat, ndërkohë që telefonat e tyre kanë qenë të fikur.

Deri më tani sipas verifikimeve të bëra nga policia, vajzat janë parë për herë të fundit në ‘Qytetin Studenti’

Ato u kanë thënë prindërve të tyre se do të shkonin te njëra-tjetra për të uruar Vitin e Ri. Por mesa duket ky ka qenë vetëm një pretekst për t’u larguar.

Njëra nga vajzat raportohet se ka marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba dhe më pas është larguar nga banesa.

Policia ka kontrolluar sistemin TIMS, por nuk rezulton që vajzat të kenë dalë jashtë territorit shqiptar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Burri shpërthen në të qara para Infektivit: Kam nënën prej pesë ditësh brenda, s’di a ka vdekur apo është gjallë

T E

Mbërrijnë “surprizë” në Rinas 15.210 doza vaksinash Pfizer

T E

Aksident i frikshëm në Korçë, golfi bëhet copë, 4 të plagosur

T E

20 viktima dhe 764 raste të reja në Shqipëri

T E

“Shqipëria, një partner kyç për BE”/ Zgjedhjet, Borell: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

S.B.

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, mbi 15 mijë dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...