Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Zhduket monoliti misterioz në Utah të SHBA-së

Zhurnal Ads

Një monolit me shkëlqim prej argjendi i zbuluar në shkretëtirën në juglindje të Utahut, i cili nxiti teoritë me jashtëtokësorë dhe tërhoqi alpinistët – tani është zhdukur, ka njoftuar Byroja e Shtetit për Menaxhimin e Hapësirave Publike, raporton CNN. 

Monoliti u hoq nga një “grup i panjohur” të premten mbrëma, sipas asaj që ka deklaruar Agjencia një postim në Facebook “Kemi marrë raporte të besueshme se struktura e instaluar në mënyrë të paligjshme është hequr nga hapësira publike”, shkruhet në postim. “BLM nuk e hoqi strukturën, e cila konsiderohet pronë private”. Monoliti u zbulua për herë të parë më 18 nëntor nga oficerë të Departamentit të Sigurisë Publike në Utah. Përderisa ata po fluturonin me helikopter, duke ndihmuar Divizionin e burimeve të kafshëve të egra të numëronte delet e gjalla në juglindje të Utah-ut, dalluan diçka.

“Një nga biologët… e dalloi atë, dhe ne thjesht fluturonim drejtpërdrejt në majë të saj”, ka thënë piloti Bret Hutchings. Dhe atje ishte në mes të shkëmbit të kuq, një monolit me shkëlqim, argjend që dilte nga toka. Hutchings mendoi se ishte “i lartë midis 10 dhe 12 metra”. Nuk dukej sikur kishte rënë rastësisht në tokë, mendonte ai. Por, përkundrazi, dukej sikur të ishte i mbjellë.

“Unë po supozoj se është ndonjë artist bashkëkohor, dikush që ishte një alamet adhuruesi i ‘2001: A Space Odyssey’”, ka thënë ai, duke iu referuar një skene në filmin e vitit 1968 ku shfaqet një monolit i zi.

Megjithatë, është e paligjshme të vendoset struktura ose vepra e artit pa autorizim në tokat publike “pa marrë parasysh se nga cili planet je”, ishte thënë të hënën nga zyra në Utah e Departmentit për Siguri Publike.

Vendndodhja e monolitit nuk u bë e ditur, sepse autoritetet kanë thënë se nuk donin t’i cytnin kureshtarët t’ia mësynin vendndodhjes e të bllokoheshin në ato zona. Por sigurisht, kjo nuk i ndaloi disa. Disa njerëz tashmë e gjetën me sukses monolitin, të zhytur në kanion të Redrock në jug të Moabit.

David Surber mund të ketë qenë ndër të parët që ka parë monolitin. Koordinatat për në monolit po qarkullonin, por askush nuk mund të konfirmonte se ishin të sakta. Surber doli vullnetar për të zbuluar.

Koordinatat ishin me të vërtetë të sakta, dhe Surber ndau me padurim rezultatet e vizitës së tij me 200 përdorues të “Reddit”.

“Në fund të ditës, jashtëtokësor ose i realizuar si shprehje artistike, monoliti siguroi një mundësi për mijëra njerëz që të vraponin pas diçkaje pozitive”, i tha ai CNN-it nëpërmjet postës elektronike. “Ishte një ikje e mirë nga i gjithë negativiteti që kemi provuar në vitin 2020”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Përmes pamjeve, zgjidhet misteri në lidhje me zhdukjen e metalit në shkretëtirën Utah

S.B.

Gjeli që “kollapsoi” nga këndimi për një kohë të gjatë bëhet i famshëm në Turqi

S.B.

Pamjet e shembjes së katër kullave gjigante në vetëm 10 sekonda në Abu Dabi

S.B.

Ia sheh “hajrin” ndarjes, pasi e braktisi partnerja arriti të humb 76 kilogramë – transformimi nga një obez në bishë”

admin

Një dorëshkrim i pabotuar zbulon përpjekjen e Isaac Newton për të deshifruar sekretin e piramidave egjiptiane dhe apokalipsin biblik

S.B.

Hynë në shtëpi pa ‘trokitur’, shoferi i Tesla përplaset në garazhin e shtëpisë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...