Kuriozitete

Zhdukja misterioze dhe masive e elefantëve në Botswana u shkaktua nga helmimi me cianobakterie

Zhurnal Ads

Qindra elefantë që ngordhën në mënyrë misterioze në Okavango Delta të Botsvanës iu nënshtruan helmimit nga cianobakteret, zbuloi departamenti i botës së egër të hënën.

Vendi i Afrikës Jugore pa dalje në det mburret me popullsinë më të madhe të elefantëve në botë, e vlerësuar me rreth 130,000, shkruan ScienceAlert.

Më shumë se 300 nga elefantët kanë ngordhur në mënyrë misterioze që nga marsi, me dhëmbët e tyre të paprekur dhe kjo ka përjashtuar hipotezën se ata ishin vrarë nga gjuetarët pa leje, transmeton Telegrafi.

“Ngordhjet u shkaktuan nga helmimi për shkak të cianobaktereve që po rriteshin në vendin se ku pinin ujë”, u tha gazetarëve drejtori veterinar i Departamentit të Kafshëve të Egra dhe Parqeve Kombëtare, Mmadi Reuben.

Reuben tha se ngordhjet kishin “ndaluar në fund të qershorit në vitin 2020, që përkon me tharjen e puseve”.

Sipas autoriteteve të botës së egër, rreth 330 kafshë kanë ngordhur dhe testet e gjakut ishin në përputhje me gjetjen se një specie cianobakteresh që prodhon neurotoksina ishte shkaku.

Testet u kryen në laboratorë të specializuar në Afrikën e Jugut, Kanada, Zimbabve dhe Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët kanë përjashtuar antraksin ose përfshirjen njerëzore të tilla si gjuetia pa leje, sipas Cyril Taolo, zëvendës drejtor i Departamentit të Kafshëve të Egra dhe Parqeve Kombëtare.

Postime të ngjashme

Dy pitonë shembin çatinë e një shtëpie në Australi

admin

Hedh në pusetë një fishekzjarr, nga shpërthimi i fuqishëm kinezi i vogël fluturon tri metra në ajër

admin

Djaloshi britanik bën “stërvitje” nga maja e stacionit të energjisë, në rreth 340 metra lartësi në Kroaci

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...